Ndarja nga jeta e rapsodit dibran, Presidenti Meta shpreh ngushëllimet

297
Kreu i Shtetit Ilir Meta  i ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjes së rapsodit të njohur Qerim Sula, dhe të afërmeve të tij.
Meta shprehet se: Ndarja nga jeta e rapsodit të shquar dibran dhe njërit prej zërave të spikatur të muzikës popullore shqiptare🇦🇱, Qerim Sula është një lajm trishtues.
Ja postimi i plotë i Presidentit Meta
Ndarja nga jeta e rapsodit të shquar dibran dhe njërit prej zërave të spikatur të muzikës popullore shqiptare🇦🇱, Qerim Sula është një lajm trishtues.Ndarja nga jeta e rapsodit të shquar dibran dhe njërit prej zërave të spikatur të muzikës popullore shqiptare🇦🇱, Qerim Sula është një lajm trishtues.
Këngët epike për trimërinë e dibranëve dhe hymnet e krenarisë kombëtare🇦🇱 të intepretuara mjeshtërisht prej Tij do kumbojnë përjetë në zemrat tona, si frymëzim për mbrojtjen e lirisë dhe sovranitetit të Atdheut🇦🇱.
Ngushëllime familjes Sula, artdashësve dhe të gjithë komunitetit dibran!
Lamtumirë Mjeshtër!

Sigal