Ndalohet ish-deputeti Spahia

547
Sigal

Ndalohet nga policia live Bardh Spahia, duke shkuar në një studio televizive

Mbrëmë është ndaluar ‘live’ ish-deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia. Spahia është ndaluar teksa po udhëtonte me makinë në zonën e njohur si “Vasil Shanto” në kryeqytet. Përpara makinës së Spahiajt kanë ndaluar dy policë. Ish-deputeti ndërkohë refuzon të zbresë nga automjeti dhe shprehet se ky është një urdhër nga Taulant Balla. Më pas Spahia debaton me Taulant Ballën, i cili ishte në studion e “Open” dhe kamera e emisionit po xhironte ndalimin e ish-deputetit të PD-së.

Debati

Spahia: Ja shiko si u ka dhënë Balla urdhrin për arrestimin tim.

Balla: Unë nuk debatoj me terroristë.

Spahia: Ja si u ka dhënë urdhra Balla nga studio. Kjo është skandaloze, ky është tekst diktatorial.

Balla: Duhet të ishe në Shkodër, ke qenë deputet aty.

Spahia: Nuk më kanë ndaluar ende, po kërkojë arsyen e ndalimit.

Më pas polici afrohet dhe hap derën e makinës së ish-deputetit, teksa ky i fundit flet me gazetaren Eni Vasili dhe i tregon asaj se po i marrin telefonin.

Spahia: Po kërkojnë me çdo kusht të heqin vëmendjen nga përgjimet. Po më kërkojnë që të më marrin, me forcë në drejtorinë e Policisë së Tiranës. Eni, po më marrin telefonin.

Polici: Zotëri fike telefonin.

Spahia: Eni po më marrin telefonin, me metoda jo të hijshme.

Policia: Zotëri fike telefonin.

Spahia: Prit se është i kameramanit, t’ia japim se gjynah.

Balla nga studio: Çfarë sjellje!