Ndahet nga jeta Gjergj Xhuvani/ Ikja para kohe e regjisorit dhe skenaristit të shquar, humbje për Artin. Ja mesazhet e ngushëllimit të krerëve të politikës

587
Sigal

Presidenti Meta mesazh ngushëllimi për Gjergj Xhuvanit: Humbje e madhe

Me hidhërim të thellë mësova për ndarjen nga jeta të Gjergj Xhuvanit! Ikja kaq e parakohshme e këtij regjisori të shquar, skenaristi e producenti të spikatur, i cili shkëlqeu përmes punës së palodhur krijuese dhe modestisë fisnike, është një humbje e madhe për artin dhe kinematografinë shqiptare, që Ai i dha një dimension të shquar edhe ndërkombëtar. I shpreh familjes, miqve e bashkëpuntorëve të tij ngushëllimet më të thella e të sinqerta për humbjen e të dashurit të tyre! Gjergj Xhuvani na la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme artistike, që nderohet me respekt nga të gjithë e do të mbahet mend gjithmonë.