Nata e Kadrit/Presidenti Meta në Shkodër: Çështja e Teatrit, është e shenjtë dhe kombëtare

241
Sigal

Presidenti Ilir Meta, në këtë Natë të Lartë të Kadrit, dha mesazhin për të gjithë myslimanët por dhe për shqiptarët. “Çështja e Teatrit është e shenjta dhe kombëtare”. Ky është komenti i shkurtër që Meta bëri nga Shkodra, kur u pyet për shembjen e tij dhe për mosreagimin e institucioneve të drejtësisë. ”Këtu jam me myftiun dhe jam para një vendi të shenjtë. Nuk dua të flas për çështje të tjera. Megjithëse edhe çështje e Teatrit është e shenjtë se është kombëtare”. Kreu i Shtetit ka vizituar edhe xhaminë e Parrucës dhe më pas do të jetë në një iftar bashkë me myftium e Shkodrës Imam Muhamed Sytari ndërsa pritet të ketë edhe një deklaratë për mediat.