Nasip Naço: Ndihma ime do të jetë e pakursyer dhe e gjithanshme

412
Sigal

Nasip
Naço takim me shumësportet

 

Unë
nuk u kam premtuar, ishull, tunel apo pallat sporti, ndihma ime do të jete e
pakursyer dhe e gjithanshme.


Shumë sporti – Qindra medalje, Ari, Argjendi, Bronzi, qindra Diploma, Certifikata,
dhjetëra vende të para të dyta dhe të treta, pa trajtim ushqimore, pa ambiente
dhe material sportive e uniforma të klubeve dhe Kombëtare.


BERAT
– Në një takim të iniciuar nga krerët e shumësporteve në Berat, me ish
deputetin Nasip Naço, njëherësh edhe sekretari politik për LSI-në, në Qarkun e
Beratit, ky i fundit  është gjendur përballë shumë kërkesave, njëherësh
edhe ankesave pa mbarim që ndër vite janë mbartur pa marrë asnjë zgjidhje
konkrete dhe në vend të saj klubet sportive apo dhe sportistët kanë marrë premtime
boshe për show politik. Ajo që të bie në sy është, se për vite me radhë
problemet janë agravuar në atë mënyre, të lëna pas dore nga ish kreu i bashkisë,
aq sa zor se gjejnë zgjidhje. Më këtë nuk duam të themi, se puna nuk ka
filluar, por edhe pse ka filluar të ndryshojë sado pak këtë vit, ende ka shumë
punë në rrugën e zgjidhjes së problemeve për të vijuar më pas edhe drejt rrugës
së suksesit të sporteve në fjalë. Janë trajnerët e shumësportit të Mundjes,
Boksit, Shahut, Pingpongut, Shtangës (peshëngritjes), Qitjes, Karatesë, etj, që
kanë sjellë në vëmendjen e të pranishmëve arritjet dhe shqetësimet që kanë
aktualisht si dhe llojin  e ndihmës dhe kërkesat për t’u plotësuar.
Thuajse njëzëri trajnerët në fjalë thanë – Kemi sjellë me qindra medalje të
arit, argjendit dhe bronzit, kemi sjellë me qindra diploma, e certifikata, kemi
zënë vende të para, të dyta e të treta në grup, si skuadër dhe si individ, të
marra në aktivitete të ndryshme lokale, Rajonale,  Kombëtare, Ndërkombëtare;
Ballkanike dhe Botrore, jemi vlerësuar kudo në botë deri dhe për sjellje të
mira dhe për kontributet që kemi dhënë dhe që kemi marrë pas veç, këto që
cituam më lart
 edhe mirënjohjen për
pjesëmarrje, edhe pse në shumë raste në shumë evente apo aktivitete të mirë organizuara
na është dukur vetja si të vobektë, të pa ndihmuar, madje në shumë raste duke shtrënguar
edhe rripin, duke kursyer nga buka jonë, nga familjet tona, vetëm e vetëm për
të marrë pjesë dhe përfaqësuar me dinjitet klubin, qytetin dhe Atdheun tonë të
shtrenjtë. Me gjithë këto arritje ne jemi ende; pa trajtim ushqimor, pa ambiente
dhe material stërvitor e uniforma të klubeve dhe kombëtare, ne jemi stërvitur
në ambiente skandaloze, në dhoma dy me dy, thuajse sa një banja, dhe më keq
pasi mjediset tona stërvitore pikojnë apo më mirë të themi se ç’bie jashtë shi,
bie edhe brenda, ndërkohë që janë gati të shemben dhe të na zënë brenda. Sportistët
stërviten pa pasur as kushtet më minimale, mundësit stërviten pa dyshekë, pa
material për t’u stërvitur, pa shtanga, pa energji, pa ujë të ngrohtë për t’u
larë, stërvitemi pa trajtim ushqimor, tek mundja 8 veta 30 mijë lek të vjetra,
ndërsa një vit më parë nuk kishim fare. Nisur nga mungesat e theksuara, nuk funksionojnë
apo më mirë të themi mungojnë edhe ekipet zinxhir, e nuk kemi ku t’i marrim
talentet për t’i stërvitur, nuk kanë prespektivë, prandaj dhe ikin sportistët
tanë Një mundës i yni iku në Angli dhe deri tani ka dalë 6 herë kampion i
Anglisë, 5 herë nënkampion Bote, në këtë rast duke debutuar po për Anglinë,
mendoje këtë sportist që merrte tek në 30 mijë lekë të vjetra, kjo është kuje,
 por një vit më parë nuk merrej fare asnjë
lek.  Kemi sportistë që kanë mbaruar Universitetin Sportiv dhe janë pa
punë, këta sportistë shumë mirë mund të punësohen e të jenë trajnerët e ekipeve
zinxhir. Në Berat ka shumë talente, por mungesa e trajtimeve ka bërë që t’i
shmangen këtyre disiplinave sportive. Mundja vetëm për vitin 2015 solli 22
medalje. Kemi arritur të blejmë vetë uniformat në shumë raste me lekë borxh si
dhe të stërvitemi pa pasur asnjë normë ushqimore apo trajtime të ndryshme, kemi
paguar vetë udhëtimin, kemi udhëtuar me autobus të linjës që në shumë raste
gati sa nuk kemi humbur pjesëmarrjen në evente, kemi fjetur me paratë tona,
kemi ikur pa ngrënë apo udhëtuar nga fusha për tek stacioni i autobusit në
këmbë për më shumë se 30 minuta deri në 1 orë. Këto shqetësime janë për të
gjitha disiplinat sportive, Boksi, Mundja, Karateja, Shahu, Peshëngritja, Pingpongu,
(që 12 vite rresht vazhdon të jetë kampion Kombëtar), asnjë lloj baze material,
mungojnë të gjitha materialet deri tek topi pingpongut.  Këto kanë bërë që
shumë sportistë të gjimnastikës të ndryshme të largohen për jashtë vendit, pasi
këtu nuk ka asnjë lloj prespektive. Këto që po themi për t’u ankuar duke
treguar njëfarë revolte, janë shumë pak para atyre që kemi vuajtur deri para
një viti, ndërsa në këtë vit, edhe pse janë vënë disa norma minimale si 40 mijë
lek të vjetra trajtim ushqimor, sërish janë shumë pak edhe pse ka filluar të lëvizë
diçka, të rritet interesi për ne më shumë duke paguar edhe biletat e udhëtimit.

Kërkesat tona janë minimale, – kanë cituar trajnerët e sportistët e shumë
sportit – Duam trajtim të gjithanshëm brenda ligjeve të sportit dhe të shtetit,
duam një mikrobus të udhëtojmë si njerëz në radhë të parë, të trajtohemi si
ekip e si sportistë në bazë të rezultateve etj. Sportin e kemi jashtë politikës
dhe kështu duhet të mbetet.

– Nasip Naço duke i përgëzuar për arritjet e deritanishme dhe i nisur nga
bashkëbisedimi me trajnerët dhe sportistët e mbledhur enkas në këtë takim, mes
të tjerash tha: “Shqetësohem kur dëgjoj vuajtjet tuaja për vite më radhë, ju
përmendët shumë fakte që nëse do t’i dëgjoja nga dikush tjetër apo të  m’i
tregonin në emër të sportistëve, do t’i merrja të pa vërteta. Jam këtu,

-vijoi
Naço, – pasi, Ju, më kërkuat këtë takim, por jam këtu sidomos, që për
shqetësimet dhe mungesat që mësova, t’ju jap shumë të drejt dhe me keqardhje e
them, se me këto që keni vuajtur shumë prej jush ndër vite është pak  për
ta quajtur revoltë. Ju si kolektiv, skuadër apo dhe si individ keni arritur rezultate
të shkëlqyera dhe keni marrë si shpërblim vetëm keqtrajtimin, ndërkohë që sipas
jush një vit më parë dhe më tej nuk jeni trajtuar fare dhe kjo më duket vërtet
habi. Për vitin në vazhdim po më thoni, se gjërat kanë ndryshuar sado pak,
trajtimet me një 4000 lekë në muaj dhe ndonjë biletë udhëtimi të paguar që
gjithsesi është ende shumë pak krahasuar me trajtimet që marrin sportistët e
këtyre niveleve kudo në vendin tonë.  Më keq akoma, që ndër vite
sportistët janë lënë si dora e dytë deri tek pa mundësia e gjetjes së një pune
për sportistët që kanë mbaruar Universitetin. Në këtë takim nuk dua të them se
do të bëj mrekulli, unë nuk jam këtu që t’ju premtoj gjëra boshe, apo të bëj
show politik, se do të ndërtoj Pallat Sporti,  liqen e Ishull në Osum, as
edhe Tunel e ku di unë ca përralla të tjera në Berat, por e them me bindje këtu
përpara jush, se sa herë që të keni nevojë për ndihmë, për problemet sportive
do të isha shumë i kënaqur që të më rreshtonit në krahun tuaj për t’ju ndihmuar
me sa mundësi të kem, por që edhe pse modeste, ndihma ime do të jetë e
kënaqshme për ju. Pa hezitim do t’i drejtohem shumë donatorëve me dokumente në
dorë për çdo lloj eventi sportivë dhe për çdo pjesëmarrje në kampionate lokale,
Kombëtare, Ndërkombëtare,Ballkanike e më gjerë për skuadër apo dhe për individ
për t’i siguruar jo vetëm pjesëmarrjen në to, por dhe për pagesën në stërvitje
deri tek komplet shpenzimet deri në kthim me fitore. Do të kisha pasur dëshirë
që të më kishit kërkuar edhe më parë në një takim të tillë, por edhe tani nuk
është vonë. Ndaj ju përgëzoj për arritjet dhe ndihma ime do jetë e pranishme
qoftë dhe modeste. Ju faleminderit për besimin që më dhatë në këtë bashkëbisedim
duke më vënë në moto pune, e cila për mua fillon nga ky moment. Faleminderit.

Gëzim Zema – Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Berat – fjalët e përgëzimit
janë pak për ju, në cilësinë e përfaqësuesit të bashkisë dhe nën përgjegjësinë
time, por edhe me orientim të kryetarit të bashkisë Z.Petrit Sinaj nga ky
moment unë premtoj, se një mikrobus do të jetë gati sa më parë dhe do të jetë
në dispozicionin tuaj për të udhëtuar në evente dhe pjesëmarrje në kampionate
lokale e Kombëtare. Ndërsa për trajtimet, edhe pse ju jeni vet dëshmitar të
disa masave që kemi marrë si pagesa e biletave të udhëtimit dhe trajtimi
ushqimor. Ende kemi probleme për t’u zgjidhur dhe të gjitha ankesat që ju sot
bëtë në këtë takim. Për të gjitha ankesat që sot rreshtuat, edhe pse disa prej
tyre kanë filluar të marrin rrugën e zgjidhjes në këtë një vit, sërish të
gjitha ato do t’i bëhen prezent kryetarit të bashkisë z. Petrit Sinaj dhe së
shpejti do t’ju kthejmë dhe përgjigje. Unë mundet t’ju sqaroj se bashkia ka
filluar të marrë disa masa për rregullimin e ambienteve, por këto t’ia lëmë kohës
që kemi përpara për të reflektuar.

S. Gozhina