“Narkoqeveria të evakuojë shqiptarët e ngecur në Itali”

382
Sigal

Mbyllja e kufijve ka ngritur një problem të mprehtë. Si i bëhet me ata shqiptarë që kanë mbetur në vende si Italia dhe Greqia ku nuk duhet tejkaluar afati i qëndrimit? Po për ata që janë vendosur në hotele në këto vende dhe që duhet të dalin në rrugë? Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, qeveria i ka braktisur. Ai thotë se ata duhet të evakuohen urgjentisht.

STATUSI I BERISHES

Të evakuohen urgjent shtetasit shqiptarë, turistë që mbetën nga mbyllja e menjëhershme e kufirit në Itali!

Ata jane të braktisur nga narkoqeveria, asnjë interes për ta.

Çdo shtet ka tërhequr shtetasit e vet nga vendet me epidemi.

Kjo zgjidhet me vendime dhe masa urgjente dhe jo me joga në Surrel!

Mirëmbrëma Doktor, nuk e di në jeni në dijeni për turistët shqiptarë që janë bllokuar në territorin e Italisë për arsye të mbylljes së kufijve nga ana e qeverisë Rama, por dhe nga qeveria italiane dhe që ambasada jonë nuk jep asnjë informacioni apo ndihmë për këta persona që tashmë janë rrugëve sepse siç e dini me dekretin e fundit të qeverisë italiane u mbyllen edhe hotelet. Kush duhet të kujdeset për këta njerëz, a nuk duhet të marrë masa qeveria jonë për të bërë të mundur kthimin në familjet e tyre e të kryejnë karantinën në shtëpitë e tyre? Është një situatë vërtet e rëndë. Unë jam në Milano dhe kam marrë tre persona për t’i strehuar në shtëpinë time që ngelën rrugëve në Romë. Problemi nuk është te unë, por te këta persona (dhe si këta ka shumë të tjerë) që duan të kthehen pranë familjeve të tyre, Ju faleminderit Doktor.