Nard Ndoka: Meta ka më shumë peshë tek socialistët se vetë Rama

456
Sigal

Për kryetarin e Partisë Demokristiane Nard Ndoka, presidenti Ilir Meta i ka të gjitha atributet për të zgjidhur ngërçin politik.

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Ndoka tha se Ilir Meta ka më shumë peshë tek socialistët e thjeshtë sesa kryeministri Rama.

Ndoka: Sot zoti Meta i ka të gjitha mundësitë për të qenë një personazh i rëndësishëm, në fund të fundit edhe për zhbllokimin e kësaj situate qoftë me lëvizjet e tij institucionale si President, qoftë si një personazh mbi palët apo qoftë si një personazh i cili ka një peshë tek e majta shqiptare.

Për hir të realitetit më tepër peshë ka Meta tek socialistët e thjeshtë sesa ka Rama, si rilindas. 

Unë besoj se Meta i ka atributet shtetërore, individuale, politike për ti dhënë zgjidhje këtij ngërçi që është krijuar, në raport së pari me PS.

Ndoka tha se aksioni i opozitës do të vazhdojë me protesta në të gjithë vendin. Ai u shpreh se për opozitën nuk do të ketë pushime këtë vere.