Nard Ndoka, kryetari i PDK-së: Rama, është personazh i krijuar nga Soros. E dorëzoi partinë te Veliaj me urdhër të tij

524
Sigal

Kreu i PDK Nard Ndoka ka hedhur dje  akuza të forta në adresë të kryeministrit Rama dhe kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, të cilët i quajti njerëz të Soros në Shqipëri. Sa i përket ofertës së kryeministrit Rama se, nëse opozita fiton një bashki më shumë se PS, shkojmë në zgjedhje, Ndoka e quajti demagogji.  Nard Ndoka: Kjo ishte demagogji e Ramës. E dimë që ka gati terrenin të vjedhë votat. Edhe reforma administrative e favorizon PS-në. Është problem për përfaqësimin në zgjedhje. Kemi nevojë edhe për një reformë territoriale. Ne kemi një kryeministër, e ka skenën gati për vjedhjen e votave në zgjedhjet lokale. Gjysma e PS-së është kapur nga prokuroria dhe miqtë ndërkombëtarë, duke vjedhur vota. Ai thotë hajde t’ju vjedh edhe këto zgjedhje dhe pastaj kalojmë në zgjedhjet e reja. Kongresi i PS-së, një manifestim rruge. Ai e dorëzoi stafetën edhe si kryetar i PS dhe kryeministër. E dorëzoi te Veliaj. Ai ia mori dhunshëm. Ishte Soros që vendosi. Kjo dihet publikisht dhe është e rëndë. Lidhjet e tij, vendimet e tij vijnë prej Soros, është personazh i krijuar prej tij. Disa shtete duan ta shpallin non-grata. Italia dhe Salvini kanë një luftë të hapur. PS-ja e ka marrë peng për një kohë të gjatë. Ai e zgjodhi pasardhësin, ai është  Erion Veliaj. Kapitullimi i Ramës është punë ditësh”, u shpreh Ndoka.