Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur sot studiuesin e njohur Ndriçim Kulla, takim nga i cili ka ndarë një moment duke vlerësuar dhe librin e tij.Meta shkruan se libri “Historia e Mendimit Shqiptare” ka meritën se na rikthen edhe njëherë vëmendjen tek fuqia e mendimit shqiptar ku u mbështet elita jonë përgjatë historisë për zgjidhjen e problemeve shtetformuese. Kreu i Shtetit i shpreh mirënjohje autorit Ndriçim Kulla
MESAZHI I METËS
“Historia e Mendimit Shqiptar” me autor, studiuesin Ndriçim Kulla, është padyshim një libër shumë i rëndësishëm për studimet dhe kulturën shqiptare.
Merita e këtij libri, që mezi pres ta lexoj, është se na rikthen edhe njëherë vëmendjen tek fuqia e mirënjohur e mendimit shqiptar, ku u mbështet përgjatë historisë elita jonë për zgjidhjen e problemeve shtetformuese.
Mirënjohje autorit Ndriçim Kulla për këtë studim kaq të vlefshëm.🇦🇱