“Na mbylli ‘i Gjati’ na mbylli”, Arian Çani reagon ashpër: Të erdhi dita…

470
Moderatori i emisionit “Zonë e Lirë”, Arian Çani, pas urdhrit të Autoritetit të Mediave Audiovizive për emisionet me më shumë se dy persona në të njëjtën studio televizive, se do të dënohen me gjobë një milion lekë, ka reaguar ashpër dhe akuzon kryeministrin Edi Rama.
Sigal

Në një postim në faqen zyrtare të emisionit në Facebook, Çani shkruan:

“Na mbylli I Gjati na mbylliiiii… Ka 20 vjet qe e pret kete dite… Putain… Bravo Ramses! Bravo o Faraon i Egjiptit !!! Tani je qe je, futi nje te mbyllur dhe rrjeteve sociale diarre dhe fli i qete… Te erdhi dita dhe e meriton. Ke luftuar per kete dite… Jepi Rams. Merr hak fort. Askush s’e ka mendjen ne keto kohe kolerash. Madje shumica e banoreve idiote dhe analfabete te ketij katundi, do gezohen pa mase. Jepi Ramses Faraoni… Godit fort. Déguelasse!

Urdher i Auroritetit te Mediave Audiovizive :

Të gjitha transmetimet audiovizive me më shumë se dy persona në të njëjtën studio televizive dënohen me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë dhe në rast përsëritjeje iu shtohet edhe vendosja e bllokimit, të pjesshëm ose të plotë, të transmetimit nga media audiovizive si dhe bllokimi dhe/ose ndalimi i funksionimit të pajisjeve, pas marrjes së vendimit nga ministria përgjegjëse për shëndetësinë dhe zbatohet nga organi kompetent”.