Mustafaj-demokratëve: Mos u dëshpëroni, por analizoni shkaqet e humbjes!

519
Sigal

Një prej përfaqësuesve më të lartë të Partisë Demokratike në të kaluarën, Besnik Mustafaj, duke pranuar humbjen e thellë të demokratëve, ka kërkuar nga ata që mos bien në dëshpërim. Sipas tij, tashmë është koha për të analizuar arsyet e humbjes. Në faqen e tij, në Facebook, Mustafaj shkruan: “Ju drejtohem të gjithë demokratëve e në mënyrë të posaçme asaj bërthamës së mrekullueshme, që dikur quheshin me krenari “qëndrestarë”. E sotmja sigurisht që, nuk është një ditë e gëzueshme për ne. Më kryesorja dhe e domosdoshme është që asnjë prej jush të mos ndjehet i thyer. Ju duhet të mblidhni forcat, krenarë që jeni demokratë dhe të bëni një analizë thellësisht të sinqertë me veten dhe njëri-tjetrin, të arsyeve pse kjo humbje dhe sidomos pse në këto përmasa. Nëse demokratët e vërtetë zhyten në dëshpërim, dëmin e madh e ka Shqipëria jonë e shtrenjtë”, përfundon Mustafaj.