Murrizi: Gjyqtarët e korruptuar kaluan portën e vettingut të partisë për të vepruar si mercenarë të pushtetit të Rilindjes

183
Sigal

Ish-deputeti i PD dhe anëtar i Këshillit Kombëtar, Myslim Murrizi, e ka denoncuar publiksht gjyqtarët, të cilët sipas tij u bënë pjesë e goditjes së pluralizmit në vend.  Ndër të tjera ai shkruan se tre gjyqtarë marrë peng drejtësinë pas “Vettingut”, rikthyen Shqipërinë në një vend monist. “Një turp i paparë në asnjë vend të botës ku dy përfaqësues të znj. Kim ishin në sallën e gjyqit si palë e “interesuar” që në Shqipëri opozitën ta emërojë qeveria.Turp për Shtetin që përfaqësojnë se për individët e pranishëm në sallë dhe padronen e tyre Yuri Kim nuk besoj që ka kuptim turpi si term, si shprehje apo si nocion. Një komuniste e ardhur nga mjafti, me mbiemrin Vogli (se emrin besoj që të gjithe ia dimë), e punësuar para 1 viti nga znj.Kim në ambasadën amerikane, me urdhër të themeluesit të Mjaftit, që është edhe padrino de facto i Kimit, bashkë me një fundërrinë tjetër i tipit McGonigal “detyruan” tre gjyqtarët plehra të “drejtësisë” që të vendosin se kush duhet të jetë opozitë në Shqipëri”, shkruan në një reagim në faqen e tij Murrizi. “Per te qene i drejte dua te them qe nuk eshte pa pergjegjesi edhe PD sepse ne vitin 2016 votoi e rreshtuar 140 me zero ne Kuvend si njerez pa kurajo te tredhur e frikacak, kete mender reforme,te drejtuar nga nje ish hetues enverist me familjare trafikant, te inskenuar nga nje felliqesire komunist si xhorxh sorros. Pastaj ne 27 qershor 2017 nje jave para zgjedhjeve, votoi 27 plehra dhe ordinere si trupe vetinguese qe ne fakt koha tregoi qe ishin llumbi i shoqerise Dhe pa dyshim qe kur voton si tufe dhe mer vendime si skllav, do te vuash ne kurriz pasojat e vendimeve dhe qendrimeve tuaja, sidomos kur ato vendime i mer nga frika, i kapur ose i tredhur nga zullumet qe ti tundin para surratit sa here qe ju duhet te te perdorin”. Më poshtë do paraqesim disa nga denoncimet për secilin gjyqtarë, informacione të shkëputura nga faqja e z.Murrizi.