Muaji i Shenjtë i Ramazanit/ Kryemadhi: Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!

335
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka uruar sot besimtarët myslimanë me rastin e nisjes së Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Kryemadhi shprehet se ndonëse qytetarët janë sot në kushte të vështira, ky muaj është i paqes shpirtërore.

“Ndonëse në kushte të vështira prej pandemisë e distancimit fizik, uroj të mundësojë ky muaj i shenjtë më shumë lidhje shpirtërore me njëri-tjetrin, pasi ajo që kemi më së shumti nevojë dhe ajo që nuk mund të karantinohet kurrë është dashuria. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!”,- shprehet kryetarja e LSI.

Mesazhi i plotë i Monika Kryemadhit:

“Gëzuar Muajin e Shenjtë të Ramazanit!

Hëna e natës së sotme do të ndriçojë edhe rrugëtimin e motrave dhe vëllezërve tanë myslimanë, të cilët nisin një muaj adhurimi, sakrifice dhe dedikimi drejt lartësimit shpirtëror, përmes lutjeve, bamirësisë dhe agjërimit.

Lutjet e mia shkojnë për një agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë besimtarët mysliman!

Qoftë ky muaj i paqes shpirtërore, mundësi për më të pamundurit dhe shëndet i mirë në një kohë të vështirë, siç është dhe kjo që po jetojmë!

Bekimet e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, rizgjojnë te njeriu vlerat më të mira të tij në lidhjen me Zotin, marrëdhënien me familjen, por dhe sjelljen në shoqëri.

Ndonëse në kushte të vështira prej pandemisë e distancimit fizik, uroj të mundësojë ky muaj i shenjtë më shumë lidhje shpirtërore me njëri-tjetrin, pasi ajo që kemi më së shumti nevojë dhe ajo që nuk mund të karantinohet kurrë është dashuria.

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!”.