“Mos u dorëzo bisha”/ Ballist Morina inkurajon Sali Berishën me komentin epik, pasi Yuri Kim kërkoi përjashtimin e ish-kryeministrit

214
Sigal

Që prej kohës kur ish-kryeministri Sali Berisha u shpall “non grata” nga Departamenti i Shtetit, të shumtë kanë qenë ata simpatizantë, të cilët i kanë dhënë kurajo për të vazhduar betejën.

Sot, ish-Kryeministri Sali Berisha i ka kthyer një përgjigje ambasadores amerikane, e cila në mënyrë indirekte ka kërkuar nga Basha që ta përjashtojë atë nga grupi parlamentar.

Por, mes komenteve të shumta në statusin e ish-liderit të PD-së, bie në sy edhe një koment inkurajues nga Ballist Morina, një patriot shqiptar i cili u bë i njohur pasi ngriti dronin me simbolet etnike në ndeshjen Serbi-Shqipëri në vitin 2016.

“Mos u dorzo bisha”, shkruan Morina në statusin e Sali Berishës, teksa komentin e shoqëron me flamurin shqiptar.

Komenti i Ballist Morines ne statusin e Sali Berishes
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, kryediplomatja amerikane, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me Lulzim Bashën në selinë e Partisë Demokratike.

Pas mbledhjes, ajo ka dhënë një deklaratë të fortë për mediat duke i kërkuar kryedemokratit Basha që PD të distancohet nga ish-kryeministri Sali Berisha pas shpalljes non-grata nga DASH.

Nga ana e tij, Berisha e ka cilësuar deklaratën e Kim si fyerje për të gjithë demokratët teksa shton se asnjë shpifje apo trillim nuk do ta pengojë atë të përmbushë misionin e tij të besuar nga zgjedhësit.