‘Mos ec nëpër tokë me mendjemadhësi’/ Erdogan injoron Komunitetin Mysliman Shqiptar

143
Sigal

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan mori pjesë në ceremoninë e restaurimit të xhamisë ‘Et’hem Beu’ në Tiranë bashkë me kryeministrin Edi Rama.

Por ajo që ra në sy ishte se në ceremoni nuk ishin të pranishëm drejtuesit e Komunitetit Mysliman, që kanë nën administrim xhaminë Et’hem Beu. Më herët u raportua se qeveria nuk e ka ftuar KMSH që të jetë pjesë e ceremonisë.

Përfaqësues të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe kryetarit të saj thanë dje se nuk do të jenë prezentë të hënën e 17 janarit, në asnjë nga aktivitetet e parashikuara në agjendën e vizitës së presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në Tiranë.

Burime konfirmuan se drejtues të KMSH nuk janë vënë në dijeni nga qeveria, mbi vizitën zyrtare të presidentit turk dhe aktivitetet që kanë të bëjnë me inaugurimin e xhamisë së Et’hem Beut.

Tensionet mes KMSH dhe Erdogan duket se ishin arsyeja kryesore pse është shtyrë edhe inaugurimi i Xhamisë së Namazgjasë.

Vetë kryetari i KMSH, Bujar Spahiu, bëri thjesht një postim online nga Kurani në ditën e vizitës së Erdogan.

“Mos shko pas diçkaje për të cilën nuk ke dijeni. Vërtet, dëgjimi, shikimi dhe zemra, të gjitha këto do të merren në përgjegjësi.

Mos ec nëpër tokë me mendjemadhësi, se ti, në të vërtetë, nuk mund ta çash tokën e as të arrish lartësinë e maleve”, thuhet në postimin e tij.