Monitoruesja e vettingut: Këto janë 3 pikat që po detyrojnë gjykatësit të dorëhiqen

496
Procesi i Vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët në kuadër të reformës në drejtësi pritet të nisë në muajin shtator. Të paktën sipas deklaratës së kryesueses së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për reformën në drejtësi, Genoveva Ruiz Calavera.
Cavalera, në një intervistë për Deutche Ëelle zbuloi se shtyllat e vettingut janë tre. Calavera shton se në këtë proces, roli i ndërkombëtarëve do jetë vetëm vëzhgues dhe se procesi varet krejtësisht nga strukturat vendase.
“Ligji për vettingun u dha një afat të qartë kohor gjithë anëtarëve të gjyqësorit që të paraqisnin një informacion paraprak mbi pasuritë dhe trashëgimitë e tyre. Para se afati të skadonte disa gjykatës, prokurorë dhe këshilltarë ligjorë zgjodhën të jepnin dorëheqjen. Në njëfarë mënyre, kjo do të thotë se vettingu tanimë ka filluar të sjellë rezultate, para fillimit të tij të pritshëm. Procesi zhvillohet në tri shtylla të qarta: e shkuara, pasuritë dhe vlerësimi i aftësive professionale, që do të jenë të detyrueshme dhe do të kryhen për secilin anëtar të gjyqësorit. Ne do të monitorojmë se hetimet do të jenë të plota dhe do të bëjnë të mundur, një herë dhe përgjithmonë, pastrimin e sistemit të drejtësisë, në të gjitha nivelet e saj, nga ata që nuk shërbejnë në interes të qytetarëve shqiptarë, por kanë ndjekur praktika të korruptuara dhe / ose kanë zhvilluar lidhje me rrjetet e krimit të organizuar.” – u shpreh Genoveva Ruiz Calavera.
Kryesuesja e ONM tha se nuk mund të parashikojë një periudhë fikse se kur vetting-u mund të japë frytet e pritura, edhe pse është optimiste për ecurinë e tij.
“Arritje të tjera konkrete tani varen nga shumë faktorë dhe është e vështirë të bëhen parashikime specifike lidhur për kohën se kur ato do të realizohen.
Unë vërtetë kam arsye të kem një perspektivë shumë optimiste, duke përfshirë edhe që shumë shpejt të shikoj vettingun të shkojë përpara.” – deklaroi Calavera.
Sigal