Monika Kryemadhi uron presidenten e re të KE: Nën drejtimin tuaj, fokus i veçantë në perspektivën europiane të Shqipërisë

475
Sigal

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, përmes një postimi në rrjetet sociale, uron Ursula von der Leyen për zgjedhjen si presidente e Komisionit Europian.

Sipas Kryemadhit, nën drejtimin e politikanes gjermane, KE  do të ketë një fokus të veçantë në perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht Shqipërisë.

“Urimet më të sinqerta gruas së parë të zgjedhur si Presidente e Komisionit Europian, Znj. Ursula von der Leyen.

Jam e bindur se nën drejtimin tuaj, KE do të ketë një fokus të veçantë në perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht Shqipërisë, si një aleate e palëkundur e vlerave europiane!”, shkruan Kryemadhi në mesazhin e saj.