Monika Kryemadhi takim me veteranë të luftës nga batalioni “Atlantiku”

747
Sigal

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi priti në një takim një grup veteranësh të luftës nga batalioni “Atlantiku”, i krijuar 20 vite më parë me inisiativën e shqiptarëve të Amerikës, si pjesë përbërëse e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pasi iu uroi mirëseardhjen dhe i falenderoi që në udhëtimin e tyre kanë përfshirë edhe vizitën në LSI, Kryemadhi theksoi rëndësinë që merr jo vetëm përkujtimi i luftës, i sakrificave dhe nderimi i gjakut të derdhur për çlirmin e Kosovës, por edhe trashëgimi i kësaj kujtese te brezat e rinj që duhet të dinë të vlerësojnë historinë e kombit dhe përgjegjësinë për ta mbrojtur e trashëguar.

Nga ana e tyre përfaqësuesit e batalionit Atlantiku falenderuan Kryetaren e LSI për pritjen që rezervoji dhe shprehën dëshirën për ti shtuar lidhjet mes shqiptarëve të diasporës dhe zhvillimeve në trojet shqiptare, duke nenvizuar idene se lufta, gjaku dhe sakrificat e panumerta janë mesazhi i madh se detyrimi yne eshte ti sherbejme ardheut, ti sherbejme kombit me perkushtim dhe devocion.