Monika Kryemadhi: Shqiptarët janë gjithmonë e më keq. Mendo se çfarë do të ndodhë me vendosjen e TVSH-së për biznesin e vogël

632
Sigal

Përmbedhje e Intervistës së Kryetares së LSI, Monika
Kryemadhi në emisionin “360 gradë” të gazetarit Artur Zheji në Ora Neës

 

Më thuaj tre arsye pse vendi po rrëshqet në diktaturë?

Duke filluar nga
mediat. Ka emisione që blihen dhe ndërpriten. Ka portale që blihen. E dyta,
fjala e lirë në Parlament sot. Nuk i kushtonte asgjë kryetarit të Kuvendit që
të mblidhte Konferencën e Kryetarëve dhe ta diskutonim sërish. Pavarësisht se
Rregullorja e thotë se bëhet pa debat. Çfarë fitoi Gramoz Ruçi pse e përzuri Bashën?
Ne jemi shumë të qartë në lëvizjet tona. Kushdo që të shkojë le të shkojë.
Çështja e opozitës është çështje morali. Edhe militatizmi i hapur ose i egër
njerëzve pranë kryeministrit për të eliminuar çdo lajm të keq, apo çdo mungesë
informacioni, është një sinjal. Mos harroni para një jave iu hoq sinjali i
TVSH-së. Më e tmerrshmja. Flet kryeministri në emër të drejtorit të TVSH-së. A
është i pavarur? Asnjëri nuk shikon si u përdorën bandat dhe krimi i organizuar
për të blerë votat. E vetmja parti politike që denoncoi është LSI-ja. Të dyja
partitë e kishin shumë të ashpër gjuhën ndaj LSI-së. Ne jemi vend i vogël që
dashje pa dashje ka probleme me demokracinë. Partitë e vjetra kanë inspiruar
për të kthyer një parti me profil dypartiak. Ne nuk jemi Amerika. Ne jemi një
vend që ka probleme me demokracinë. Ne jemi vend hibrid. Nuk kemi as demokraci
të kushtëzuar.  Dhe të mendosh që të kesh
dy parti në një vend të tilla me probleme të mëdha me arsimin, shëndetësinë,
krimin, është më mirë është fatkeqësi e madhe dhe më mirë të mbledhim plaçkat
dhe të ikim. Koalicionet me ligjin aktual i largonin të gjitha partitë.

Si e shikoni gjendjen e shqiptarëve sot?

Shqiptarët janë
gjithmonë e më keq. Mendo se çfarë do të ndodhë me vendosjen e TVSH-së për
biznesin e vogël. Vetëm në qytetin e Tiranës 34 mijë biznese rrezikojnë të
mbyllen. Dhe sikur nga një person të kenë të punësuar do të thotë 34 mijë
njerëz që dalin në rrugë

 

Cili është komenti yt për deklaratat e ambasadori
amerikan Donald Lu për krimin e organizuar dhe mafian?

Nuk dua t’i heq
asnjë pikë dhe asnjë presje, dhe as të shtoj asnjë fjali asaj që tha Ambasadori
Lu, edhe pse është pak e vonë, sepse ne, këtë deklaratë që thotë ambasadori, e
kemi artikuluar prej gati dy vite më parë, përsa i përket ndërhyrjes ose lëvizjes
së instrumenteve të Policisë nëpërmjet duarve të krimit. Pra, tashmë na janë
kthyer kriminelët në policë dhe policët në kriminelë. Gjatë gjithë kësaj kohe
kemi pasur media të cilat i kanë bërë reklamë policisë, për rripin e sigurimit
në makinë, uniformave të policisë, qarkullimit rrugor, që është gjithashtu e
rëndësishme, por e gjithë mbulonte dhe kamuflonte  çdo kapje të strukturave të Policisë së
Shtetit. Shpërthimi i tyre i jashtëzakonshëm ndodhi gjatë zgjedhjeve ku
kriminelët ushtronin presion në shtëpitë e njerëzve do të marrësh paratë apo
plumbin dhe dy metra më tej, ishte makina e policisë që bënte presion
psikologjik që mos merr guximin të denoncosh për këtë person që kërcënon. Nuk
mund të them se me deklarata mund të luftosh krimin. Ambasadori tha se paratë e
krimit do të blejnë prokurorin dhe gjyqtarin, por unë them se edhe do ta vrasi
prokurorin dhe gjyqtarin.

Ti thua se ofensiva e krimit mund të shkojë deri në
vrasjen e gjyqtarit dhe prokurorit?

Pse pak kanë vrarë.
Pak janë vrarë njerëz. Nuk mund të marrim gjithë listën, por shumë njerëz janë
vrarë dhe nuk gjendet arsye ose vrasësi. Unë shpresoj që policia e shtetit
duhet të bëjë një ringritje, apo rilindje në qoftë se do të ketë dëshirën për
ta bërë. Është skeptike si ide, por shpresa vdes e fundit. Duke pasur parasysh
edhe ambasadorët kanë filluar të zgjohen, sepse krimi i organizuar shqiptar nuk
diskuton më për të kontrolluar territoret e Shqipërisë, por diskuton për të
kontrolluar territoret jashtë Shqipërisë gjë që i ka bërë edhe ndërkombëtarët
të zgjohen. Deri dje kur LSI e artikulonte çështjen e krimit, ndërkombëtarët
nënqeshnin.

 

Ju thatë se ministri i Brendshëm është vetëm? Pse është
vetëm? Pse është emëruar aty?

 

Jemi në një situatë
të tillë që po të shikosh mënyra se si është strukturat dhe ngritur qeveria nuk
është se Ministrisë së Brendshme i ke dhënë mundësi për ta fuqizuar. Përderisa
z. Xhafaj nuk arrin të ndryshojë një nga njerëzit kryesorë për funksionimin e
policisë që është Drejtori i Përgjithshëm Policisë së Shtetit, atëherë ose do
të bashkëjetojë me atë llum që është Policia e Shtetit ose nuk është i fuqishëm
për të lëvizur drejtorin e Policisë. Le ta shohim.

Ju keni informacione se ka vullnet për të lëvizur
drejtorin e Përgjithshëm.

Nuk mund të them se
kam informacion, por them që atë vullnet pozitiv që kam parë se ai do të bëjë
diçka, them se edhe mosreagimi i tij për deklaratat e ambasadorit, them se ai e
pranon për mua situatën që është e tillë. Në momentin që nuk do të lëvizë
kupola e policisë… Para ca ditësh pamë një drejtor policie që kishte një vit e
gjysmë që kërkohej nga Interpoli dhe letra ishte fshehur dhe qëndronte në zyrat
e policisë. Vetëm kjo mjafton për ta shkarkuar Drejtorin e Përgjithshëm të
Policisë së Shtetit. Nuk bëhet asnjë reagim.

 

A do të arrini ju në opozitë ta ndërprisni këtë situatë?

Krimi nuk ka për të
ndaluar asnjëherë. E mira dhe e keqja bashkëjetojnë dhe luftojnë gjithmonë
njëra-tjetrën. Po, asnjëherë në këtë tranzicion 26 vjeçar në Shqipëri krimi nuk
ka qenë kaq i përfshirë në qeverisje. I ke kudo, në çdo vend. I ke që zaptojnë
zyrat e kryetarëve të bashkive. I ke në zyrat e tenderëve. Bien telefonat nga
qelitë e burgjeve. Gjëra nga më monstruozet. Sot flasim për kanabis, nesër për
droga të forta dhe pasnesër për terrorizëm. Pra është një situatë që do të
vështirësohet çdo ditë e më shumë. Dhe nuk do të vështirësohet vetëm për
qytetarët por edhe për Ramën vetë, edhe për socialistët. Jam e bindur që këtë
gjë do të bëjë, do të iki. Duhet të kemi një zgjim të ndërgjegjes kombëtare.
Shqiptarët nëse zgjohen do ta rrëzojnë Ramën shumë shpejt.

 

Shqiptarët ngrihen vetëm kur i merr lekët znj. Kryemadhi?

 

Pse koncesionet 1
miliardë euro çfarë janë? Do të merren paratë e shqiptarëve nga bankat dhe do
t’i marrin bizneset që janë zhytur në borxhe, do të ndërtojnë. Banka do të
kërkojë interesa. Ja falimentoi projekti, kush do t’i paguajë ato para?! Do t’i
paguajnë shqiptarët. Me këtë projekt rrezikohet të kthehen piramidat e vitit
1997.