Monika Kryemadhi: Rama nxori administratën në shesh nga frika e takimit tonë, balojzi po ngordh

42
Sigal

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi deklaroi në takim përmbyllës të fushatës elektorale se Rama ka kërcënuar administratën nga frika e numrit të madh të mbështetësve që do mblidhte LSI në anën tjetër të qytetit.

Kryemadhi deklaroi se socialistët e ndershëm i kanë kthyer përgjigjen që meritonte. Ajo theksoi se shqiptarët duhet të zgjedhin të jetojnë në Shqipëri apo të kthehehn në azilkërkues nën qeverinë Rama.

“Balojzi po ngordh çdo minutë. Ai numëron minutat duke urryer të rinjtë dhe të rejat shqiptare . Shqipëria jonë sot është në rrezik dhe në këto zgjedhje ne kemi një mision. Si ta bëjmë Shqipërinë që të ndihet përsëri shtëpia e shqiptarëve. Të dielën shqiptarët duhet të zgjedhin të jetojnë këtu apo të kthehen në azil kërkues, qeveri europiane apo qeveri totalitare.

Të kenë nje qeveri me balancim pushtetesh apo që është në dorë të një personi. Të triumfojë vota e lirë dhe demokracia apo blerja e votës dhe fuksat e Edi Ramës. Të kemi një qeveri që kujdeset për njerëzit apo një qeveri që kthehet në makth për njerëzit. Të kemi një shtet me institucione apo një parti shtet. Një vend ku zgjedhjet janë zgjidhje apo një vend ku nuk ekziston gara politike dhe zgjedhjet I kthejnë në problem.

Shqipëria është shtëpia jonë dhe ajo është sot në rrezik. Ju bëj thirrje të mos ndaloni por derë më derë për t’i çuar drejt kutive të votimit. Lista e LSI është lista fituese dhe këtë e tregon sot kjo pjesëmarrje e jashtëzakonshme në sheshin “Nënë Tereza”. Lista e LSI është fitorja e të rinjve dhe të rejave dhe të gjithë shqiptarëve.

Rilindasit grabitën të ardhmen e shqiptarëve dhe sot terrorizojnë administratën për t’i nxjerrë në shesh nga frika e këtij takimi të mrekullueshëm sot në sheshin “Nënë Tereza”. Socialistët e ndershëm i kanë kthyer përgjigje Ramës sot se do të marr pjesë në mittingun e LSI atje ku është shtëpia e socialistëve. Më 25 Prill, shqiptarët kanë në dorë zgjidhjen e zgjedhjeve të tyre”, deklaroi Kryemadhi.