Monika Kryemadhi: Qytetarët duan ndryshimin më shumë se kurrë! Përmbysjen e madhe më 25 prill nuk e ndal dot askush

177
Sigal

Pasditen e djeshme, Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi një takim në Njësinë numër 5 në Tiranë.

Kryetarja e kësaj partie, Monika Kryemadhi, nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ka publikuar një kolazh fotosh, me momente nga takimi dhe shkruan se përmbysjen e madhe më 25 prill nuk e ndal dot askush.

Në vijim postimi i plotë i Monika Kryemadhit në Facebook: 

Dëshira e qytetarëve për ndryshim është më fortë se kurrë. Entuziazmi në njësinë nr. 5 në Tiranë, tregon se kemi të bëjmë me një përmbysje të madhe që nuk e ndal dot askush.
Jemi në momentet finale të një fitore madhështore për kauzat tona. Bashkohemi në 25 Prill me votën për nr. 6 LSI, për t’i hapur rrugën një të ardhme më të mirë sëbashku.
Shqipëria do të jetë shtëpia juaj!