Monika Kryemadhi: Potenciali i vendit do t’i shërbejë fuqizimit të qytetarëve dhe jo më të oligarkëve

156
Sigal

Nëpërmjet një video mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi thotë se që në muajt e parë të qeverisjes do të nisi programin e rimbursimit me 5% të vlerës së blerjeve me faturë.

“Përmes tij do të ofrojmë përkujdesje për qytetarët dhe formalizim jo armiqësor të ekonomisë. Potenciali i vendit do t’i shërbejë fuqizimit të qytetarëve dhe jo më të oligarkëve.”, – shprehet Kryemadhi në mesazhin e saj.

 

Mesazhi i saj i plotë:

Ne e dimë se familjet shqiptare po vuajnë prej kostos së lartë të jetesës, prej taksave të rritura dhe pamundësive ekonomike.

Ndaj që në muajt e parë të qeverisjes së re, do të nisim programin e rimbursimit 5% të vlerës së blerjeve me faturë. Përmes tij do të ofrojmë përkujdesje për qytetarët dhe formalizim jo armiqësor të ekonomisë. Potenciali i vendit do t’i shërbejë fuqizimit të qytetarëve dhe jo më të oligarkëve. #ShqipëriaShtëpiaJuaj