Monika Kryemadhi nxjerr pamjet nga pritja në Lushnje: Më 25 prill Rilindja mposhtet dhe rikthejmë besimin e rinisë tek Shqipëria

184
Sigal

Ditën e sotme, Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka publikuar një video me pamje nga takimi i djeshëm në qytetin e Lushnjes. Krahas videos, Kryemadhi thekson se më 25 prill rilindja do të mposhtet dhe do të kthehet besimi i rinisë tek Shqipëria.

“Fundi i atyre që duan ta mbajnë ende në këmbë këtë model të shëmtuar, që nuk i shërben qytetarëve dhe vendit, është vetëm 10 ditë larg. Rilindja mposhtet dhe rikthejmë besimin e rinisë tek Shqipëria”,- shprehet më tej në postimin e saj Kryemadhi.

Postimi i saj i plotë:

Ndryshimin e bëjmë bashkë në 25 prill.
Të gjithë e urrejnë politikën e vjetër meskine, të interesave personale. Fundi i atyre që duan ta mbajnë ende në këmbë këtë model të shëmtuar, që nuk i shërben qytetarëve dhe vendit, është vetëm 10 ditë larg. Rilindja mposhtet dhe rikthejmë besimin e rinisë tek Shqipëria. Ndryshimin e bëjmë bashkë në 25 Prill