Monika Kryemadhi nga Washingtoni: Duhet një politikë e re bashkëpunimi ekonomik me SHBA

403
Gjatë vizitës të saj në Washington Znj. Kryemadhi, zhvilloi takime në Departamentin Amerikan të Tregtisë, ku në Byronë e Industrisë dhe Sigurisë, zhvilloi një takim me Ndihmës Sekretarin e Tregtisë për Menaxhimin e Eksportit Z. Richard Ashooh. Ndihmës Sekretari Ashooh shprehu kënaqësinë e veçantë që për herë të parë zhvillohej një takim i tillë si dhe konfirmoi gatishmërinë e plotë për të mbështetur Shqipërinë në çështjet e sigurisë industriale dhe të eksporteve të teknologjisë. Gjithashtu, Ndihmës Sekretari Ashooh shprehu interesin për të asistuar Shqipërinë gjerësisht në hartimin e legjislacionit, akteve rregullatorë dhe metodave të monitorimit, dhe partneritetit reciprok për çështje që lidhen me industrinë dhe sigurinë industriale. Znj. Kryemadhi konfirmoi predispozicionin maksimal të Lëvizjes Socialiste për Integrim që ajo të jetë mbështetëse por edhe promovuese e hartimit të legjislacionit në këtë fushë kaq të rëndësishme. Ajo siguroi se me tu përgatitur një legjislacion i tillë do të komunikojë me të gjithë aktorët e tjerë politikë në Shqipëri që kjo paketë legjislative e nevojshme për zhvillimin e vendit në tërësi por dhe sigurinë kombëtare në veçanti, të miratohet në një kohë sa më te shpejtë dhe Shqipëria të ketë standardet më të larta ndërkombëtare bashkëkohore në këtë fushë. Ajo ftoi gjithashtu përfaqësuesit të Departamentit të Tregtisë të vizitojnë Shqipërinë në kuadrin e aktiviteteve të organizuara për fushat që ky departament mbulon pasi Znj. Kryemadhi konstatoi se duhet një politikë e re në bashkëpunimin ekonomik me SHBA që t’i përshtatet më mirë zhvillimit aktual të ekonomisë së Shqipërisë dhe hapjes gjithmonë më të madhe të saj ndaj biznesit Amerikan.
Sigal