Monika Kryemadhi në konferencë: LSI është froni kundër bandave dhe krimit

489
Nga selia e LSI-së, Kryemadhi akuzoi edhe një herë kreun e qeverisë, se është i lidhur me banda dhe krimin e organizuar.
“Të gjithë qytetarët janë bashkë dhe nuk kanë asnjë dallim, të gjithë janë të rrezikuar. LSI është froni kundër bandave dhe krimit. Tahiri është një hallkat që lidh Ramën me krimin e organizuar. Ka ende shumë hallka të tjera që lidhin kryeministrin me krimin e organizuar, janë hallkat e trafikantëve por dhe oligarkëve që me lidhjet e Edi Ramës pastrojnë paratë e krimit.
Mund të ketë pika qe ndajnë LSI me PD dhe parti të tjera, por çështja e përbashkët kundër bandave është me fortë. Bashkëpunimi politik është një detyrë…është vullneti ynë dhe do ta çojmë para pa kompromise”, tha Kryemadhi.
Sigal