Monika Kryemadhi: Moshapja e negociatave, benefit për mazhorancën

454
Sigal

Duke folur për hapjen e negociatave kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se bllokimi i këtij procesi është benefit për qeverinë dhe kosto për qytetarët dhe opozitën. Sipas saj, moshapja e negociatave e çon Shqipërinë larg Bashkimit Europian dhe e afron atë me realitete të tjera, autokratike që cënojnë liritë themelore të qytetarëve.

“Rama i ka thënë 3 herë jo Shqipërisë nëpërmjet hapjes së negociatave me anë të sjelljeve të tij dhe veprimtarive të tij jo demokratike ku ka cenuar marrëveshjen e Stabilizim Associimit, ka cënuar disa kritere të Kopenhagenit përsa i përket demokracisë, fjalës së lirë, pronës etj. Çështjen e azilantëve kërkues të cilët çdo ditë e më shumë vjen numri i tyre duke u shtuar. Prej 3 vitesh është kërkuar nga Franca një plan masash nga qeveria shqiptare, jo vetëm që s’është bërë asnjë plan masash por as nuk është marrë mundimi për të nisur dhe për të hartuar një strategji për ndalimin e azilkërkuesve. Mos hapja e negociatave nuk është barrë e qeverisë është benefit për shqiptarët dhe barrë për shqiptarët dhe opozitën. Sepse mos hapja e negociatave do të thotë largim i Shqipërisë nga BE dhe ta afrosh me realitete të tjera, shtet autokratik, shtet që cënon lirinë e shprehjes, lirinë e pronës, lëvizjen e lirë të njerëzve”.