Monika Kryemadhi: LSI do të jetë forcë fituese në zgjedhjet e 18 qershorit

548
Lëvizja Socialiste për Integrim po zhvillon sot Konventën Zgjedhore të LSI Tiranë. Në aktivitetin, i cili po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve që prej orë 10:00, marrin pjesë 2301 delegatë nga të gjitha njësitë e kryeqytetit. Lëvizja Socialiste për Integrim vjen në këtë konventë pas një proçesi zgjedhor në çdo organizatë të partisë. Përmes këtij procesi, çdo organizatë ka zgjedhur kryetarin e organizatës, si edhe delegatët që do të marrin pjesë në konventën e Tiranës. Deputetja e LSI-së, njëkohësisht edhe bashkëshortja e Ilir Metës në fjalën e saj të mbajtur në konventën e degës së Tiranës, ka pranuar gabimet në qeverisje. “Ne kërkojmë falje” tha Kryemadhi. “Ne jemi pjesë e qeverisë, ne jemi pjesë e sukseseve të kësaj qeverie. Ne jemi edhe pjesë e dështimeve të kësaj qeverisje. Ne jemi ata që kërkojmë falje edhe për ato gjërat që nuk janë bërë, për ato dështime të kësaj qeverie. Sepse njerëzit që nuk kërkojnë falje do ti bëjnë sërish ato gabime”, u shpreh Kryemadhi. Sipas saj, edhe qeverisja me PD-në ka qenë e frytshme sepse gjatë kësaj kohe u hoqën vizat. “4 votat e LSI-së në qeverisjen e 2009 bënë që të hiqen vizat dhe shqiptarët të lëvizin të lirë”, tha Kryemadh Gjatë fjalës së saj, deputetja Kryemadhi ka rikonfirmuar qëndrimin e saj se Lëvizja Socialiste për Integrim do të jetë forcë fituese në zgjedhjet e 18 qershorit. Ndër të tjera ajo theksoi se LSI është në qeveri, pjesë e suksesit dhe dështimit, ndërsa shtoi dhe kjo forcë ka gabimet e saj. “Shumë thonë, LSI një parti klienteliste. Disa thonë që LSI shkon pas pushtetit”, tha Kryemadhi. Po ashtu Kryemadhi dha argumentin e saj sa i takon koalicionit që LSI bëri
Sigal