Monika Kryemadhi: Jam dakord me ju zoti Derhemi

557
Debateve për kulturën dhe për ndërtimin e teatrit të ri i është bashkuar edhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, e cila ka reaguar përmes një postimi.
“Po zoti Derhemi, ju keni të drejtë!
Urrejtja e “Atij” vjen, sepse ai nuk pranon të jetë një numër atje ku të tjerët duartrokiten.”
është shprehur Kryemadhi. Ky reagim ka ardhur si pasojë e deklaratave të mëparshme të aktorit. Arben Derhemi, aktor i njohur, i cili i është bashkuar protestës publike të artistëve më të njohur të vendit që kundërshtojnë ndryshimet në ligjin për artin, të propozuara nga ministrja Mirela Kumbaro. “Po zoti Derhemi, ju keni të drejtë! “E kuptuat se çfarë ndodh. Mbyllet dera për motive që s’merren vesh se çfarë janë. Çfarë është kjo? Mbyllin derën në fytyrë, ç’njerëz që nuk e kuptojnë, pse e mbyllin derën, se kanë marrë një urdhër që mbylljani derën kujtdo që vjen e shikon këtë godinë. Sepse të shikosh këtë godinë është njëlloj sikur të shikosh një han, të cilin dëshirojnë ta bëjnë teatër me dhunë”, shprehet Arben Derhemi. 
Sigal