Monika Kryemadhi: Ja amendamentet që do propozojmë, u japim zgjidhje 8 kërkesave të studentëve. I paraqesim sot

553
Sigal

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një konferencë për mediat ka thënë se gjendja e studentëve shqiptarë është shumë e rëndë dhe çdo deklaratë apo premtim i kryeministrit dhe qeverisë është boshe.

Ajo tha se LSI do të paraqesë dy amendamente në Kuvend sot që i jep zgjidhje situatës së studentëve.

“Sot ne i propozojmë Kuvendit  dy amendamentte që zgjidhin përfundimisht 8 kërkesat minimale dhe kostoja e tyre për Edi Ramën është inekzistente. Këto propozime janë e vetmja mundësi për të zgjidhur kërkesat minimale të studentëve shqiptare,” theksoi Kryemadhi.

“Mijëra studentë po përballen me arrogancën qeveritare. Mesazhi që na vjen nga studntët është vetëm 1, zgjidhja e pboblemeve të tyre. Plotësimi i 8 kërkesave të tyre. Çdo deklaratë e premtim I qeverisë do të thotë edhe 30 vite të humbura për studentët.

Deputetët e LSI-së do depozitojnë në amendametet dhe ligjet përkatëse që u japin zgjidhje 8 pikave të studentëve.

Ne paraqesim amendametin për rritjen e buxhetit për arsimin, që sipas saj I jep zgjidhje pikave 1,4,5,6,7,8 të studentëve”, tha ajo.

Amendamenti I dytë ka të bëjë me ligjin për arsimin e lartë i cili siguron rritjen me 50% te peshës së studentëve në zgjedhjet që bëhen në universitet.