Monika Kryemadhi: Edi Rama përçmoi kuksianët dhe vëllezërit kosovarë!

439
Deklarata për mediat e Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi
Më lejoni që të flas në emër të LSI, duke theksuar që sot LSI është me qytetarët Kukësit dhe mbështet protestat e të gjithë qytetarëve në të gjithë Shqipërinë të cilët protestojnë kundër zhvatjes që po i bën qeveria e Edi Ramës.
Çdo përpjekje e kryeministrit për të deligjitimuar protestën dhe për të kërcënuar protestuesit me vasalët dhe veglat e tij shkon në kurriz të të gjithë shqiptarëve që po varfërohen çdo ditë e më shumë. 
Edi Rama dhe oborri i tij arrogant, të mbyllur në kullat e oligarkëve nuk e kuptojnë që sot shqiptarët janë ngritur kundër një regjimi skllavërues që me krimin dhe bandat që i sollën në pushtet po i rrëmbejnë dhe dinjitetin shqiptarëve.
Fjala e tij përpara shqiptarëve ishte një fyerje që i bëhet jo vetëm banorëve të varfër të Kukësit dhe zonave përreth por dhe një shprehje e qartë e antikombëtarizmit që i trajton kosovarët si klientë të pazareve të oligarkëve të tij.
Zotëria ta harrojë se mund të tallet pa fund me shqiptarët. Ne sot jo vetëm distancohemi por dhe dënojmë me forcë deklaratat dhe fjalorin e tij vulgar dhe prej rrugaçi ndaj shqiptarëve por dhe provokimin dhe përçmimin ndaj vëllezërve tanë kosovarë. 
Në zbatim të rregullores së Kuvendit ne do të kërkojmë përjashtimin e kryeministrit nga parlamenti për këto shfaqje të shëmtuara dhe të paprecedenta për një kryetar qeverie. Qëndrimi ynë ndaj parlamentit do të jetë vendimmarrje politike në funksion të mënyrës se si kryeministri do të sillet ndaj kërkesave të qytetarëve të Kukësit dhe zonave përreth që kërkojnë të drejtën ë tyre. 
I bëjmë thirrje policisë dhe prokurorisë të jenë të kujdesshme me veprimet e tyre. Ftoj prokurorinë të zbatojë me korrektesë ligjin dhe të hetojë me paanësi dhe e pandikuar nga presioni I Kryeministrit ngjarjen dhe të mos marrë në mbrojtje provokatorët dhe iniciatorët e dhunës të dërguar nga Edi Rama, por të hetojë edhe kontratën dhe të gjithë procesin e lidhjes së kontratës së konçesionit. Çdo keqpërdorim politik do te ketë pasoja dhe nuk do të tolerohet nga ne.
Ne po ndjekim minutë pas minute situatën. Opozita e bashkuar është në kontakt dhe bashkëpunim të vazhdueshëm për situatën e krijuar, duke patur parësore gjendjen dhe trajtimin e të ndaluarve që mbahen ende ne qelitë e komisariatave që para se të nxitojnë ti mbushin me qytetare të pafajshëm qe protestojnë për të drejtën e tyre, duhet ti kishin mbushur me trafikantët e drogës, kriminelët dhe bashkëpunëtorët e tyre me imunitet politik. 
Protesta është e drejtë e qytetarëve është një protestë e cila duhet të vazhdojë dhe ne e përkrahim çdo protestë të tyre. Protesta është e drejtë e qytetarëve shqiptarë për të kërkuar të drejtat e mohuara dhe askush nuk mund të cënojë këtë të drejtë. As ai që sot mendon dhe pretendon se i ka të gjitha pushtetet në duart e tij.
Sigal