Monika Kryemadhi: Askush nuk e duron dot më atë që Edi Rama dhe sekti i tij i kanë bërë Tiranës

172
Sigal

Në vazhdim të fjalës së saj gjatë mitingut madhështor të zhvilluar pak orë më parë në sheshin “Nënë Tereza”, Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se askush nuk e duron dot më atë që Edi Rama dhe sekti i tij i kanë bërë Tiranës.

Pjesë nga fjala e Monika Kryemadhit:

Ai bashkë me argatin e tij, me argatin e tij të neveritshëm, që nuk ngjall gjë tjetër veç se urrejtjen tek të rinjtë, gratë, vajzat, neveria e tij për qytetin për ta betonizuar dhe për ta shkatërruar, ai shkatërroi memorien e qytetit, shkatërroi çdo park duke e betonizuar dhe duke e kthyer Shqipërinë dhe Tiranën ne lavatriçen e mafies së betonit. Ai me argatin e tij Erion Veliaj në 25 prill do ta marrin përgjigjen, nga ju që jeni këtu, sepse le ti blejë të gjitha televizionet, të gjitha ekranet, edhe telefonat celularë, le të blejë çdo gjë, vetëm zemrat e shqiptarëve nuk ka për ti blerë dot kurrë, sepse zemrat e grave dhe vajzave, zemrat e nënave shqiptare nuk shiten asnjëherë për asgjë përpara të ardhmes së fëmijëve të tyre.


Jam e bindur që askush në këtë shesh nuk e duron dot atë që Edi Rama dhe sekti i tij i kanë bërë Tiranës. Ju e dini shumë mirë se si ai e shkatërroi atë, ju e dini shumë mirë se si shkatërroi dhe se si grabiti pronat e tiransave të vjetër. Ju e dini shumë mirë se si ai u tall me legalizimet dhe me familjet shqiptare, të cilët prej 30 vitesh paguajnë taksat një më një dhe ai sot më shumë se 120 mijë familje do ti shembë pas 25 prillit, por ju me votën tuaj do të shembni kështjellën dhe perandorinë e krimit të Edi Ramës duke votuar numrin 6, duke votuar LSI-në.
Dhe dy ditë na ndajnë nga 25 prilli. Këto topa që lëshon Edi Rama janë të paguara me paratë e familjeve të shqiptarëve për të cilat ai duhet të paguante ilaçet e COVID-it që shqiptarët paguan në kulmin e pandemisë.
Ai që përdor paratë e shqiptarëve për miliona metra katrorë banera në të gjithë Shqipërinë, janë paratë e shqiptarëve që duhet të paguante për shtëpitë e shembura të qytetarëve shqiptarë në tërmetin e 26 nëntorit.
Ai që paguan ekranet televizive për të bërë baletin e tij, janë paratë e shqiptarëve, të cilat duhet të paguheshin për shëndetësinë.


Ai që përdor paratë tuaja për fasadat e veta, me të vetmin qëllim, që të ngjajë bukur dhe të mos ekzistojë askush tjetër, por vetëm ai dhe fosilet e politikës.
Ai për hir të së vërtetës dënimin do ta marrë më 25 prill me votën tuaj, me votën e të rinjve dhe të rejave të Tiranës, me gratë dhe vajzat e Tiranës, të cilat nuk e besojnë më, por do të besojnë gratë dhe vajzat e LSI-së.
Ndryshimi motra dhe vëllezër vjen nga ju, sepse ju do të votoni me zemër, ju do të votoni me zemër sepse ju e doni Shqipërinë dhe kush e do Shqipërinë do të votojë numrin 6, do të votojë opozitën, do të votojë ndryshimin.
Do doja t’ju drejtohesha grave dhe vajzave: unë e kam nisur politikën në moshën 16 – vjeçare. Isha një gjimnaziste e ‘Petro Nini Luarasit’, themeluese e Forumit Rinor Eurosocialist shqiptar. Një socialistë, që në vitet më të vështira të saj, kur ata që sot shpërdorojnë vlerat e socialistëve donin ti varnin në litar në sheshin ‘Skënderbej’ dhe sot në fakt ata kanë varur në litar vlerat e socialistëve, kanë varur në litar punën e socialistëve dhe kontributin e 30 viteve të socialistëve të ndershëm në Partinë Socialiste.