Mjeshtër i Madh, Agim Hushi: Uni i Ramës është i përbindshëm. Në 25 prill 2021, duhet të ikë, se po tallet me popullin dhe demokracinë

259
Sigal

 

Artisti më famë ndërkombëtare dhe ish-kandidat i PS-së për deputet, Agim Hushi, u bën thirrje socialistëve që të ndalin Edi Ramën, në atë që ai e cilëson si qeverisja e shkatërrimit të Shqipërisë. Hushi shprehet se modeli i politikanit Edi Rama duhet shkulur më rrënjë njëherë e përgjithmonë  nga PS dhe politika. “Uni i tij është bërë i përbindëshëm! Përse duhet duruar ky njeri! Nuk e ndalon dot kush? S’ka njeri t’i dalë përpara? Nuk ka PS forca ta ndalojë? Është e turpshme, që forca që kërkon të udhëheqë Shqipërinë nuk ia ndalon dot vrullin një të marri, që merr përpara ç’të gjejë!”,- shkruan  artisti Agim Hushi.

Reagimi i Agim Hushi

Ai e ka ndarë mendjen mos t’i zbresë më kalit kurrë! Ose të paktën kështu e ka menduar me mendjen e tij! Mendje, të cilën nuk e thërret kurrë, nëse duhet të largohet një ditë vetë, me burrëri dhe vetpërmbajtje: se e mbushi kupën dhe se dha ç’kishte për të dhënë! Se tani punët po i shkojnë keq e mos më keq dhe se lavdinë e dikurshme po e zëvendëson me një pakënaqësi që po kthehet në urrejtje njerëzish! Përse duhet të rrijë, përse duhet të kemi mbi kokë një njeri që se duam? Ka kurajo t’i flasë vetes ky njeri? Vërtet nuk e kupton ky që më shumë se gjysma e popullit nuk e duron, as t’ia dëgjojnë më emrin, por fillojnë ta vërshëllejnë? Vërtet të jetë kaq i sëmurë, sa të  besojë se nuk mund të zëvendësohet  kurrë, se s’ka njeri të bëjë punën e tij! Ai tashmë ka filluar të tallet! Po tallet me popullin, demokracinë e sajuar, po tallet me gjithçka që ka mbetur normale me këtë shtet! Po tallet hashiqare me socialistët e tij, po tallet me servilët partiakë, po i shumëzon në zero zyrtarët e tij! Uni i tij është bërë i përbindëshëm! Përse duhet duruar ky njeri! Nuk e ndalon dot kush? Nuk ka njeri t’i dalë përpara? Nuk ka PS forca ta ndalojë? Është e turpshme që forca që kërkon të udhëheqë Shqipërinë nuk ia ndalon dot vrullin një të marri, që merr përpara çfarë të gjejë! Mos duhet që vendi të udhëhiqet me logjikën e një bariu mali apo me atë të një moshuari, që mjel dhi në fshat, por që përkrah udhëheqësin dhe voton për të gjitha çmenduritë e tij! Ndodhemi përpara një tmerri social të paparë! Ai duhet shkulur me rrënjë një herë e përgjithmonë! Nuk është rastësi fotoja lakuriq e këtij mbreti të veshur me çitjana! Shikojeni se ka shumë domethënie përçartmëria e tij legjendare! Jemi bërë gazi i botës me këtë udhëheqës karagjoz dhe të papërmbajtur!

 

  • Përse duhet të rrijë, përse duhet të kemi mbi kokë një njeri që se duam? Vërtet nuk e kupton ky që më shumë se gjysma e popullit nuk e duron as t’ia dëgjojnë më emrin, por fillojnë ta vërshëllejnë?

 

  • Ai tashmë ka filluar të tallet! Po tallet me popullin, demokracinë e sajuar, po tallet me gjithçka që ka mbetur normale me këtë shtet!