Miratimi i bonusve elektorale/ Xhixho: Parlamenti një ministri më shumë e këtij narkoshteti

89
Sigal

E ftuar në një emision ka qenë e ftuar Erisa Xhixho, zv. presidente e PL. Ajo ka komentuar miratimin nga kuvendi të bonuseve elektorale dhe qëndrimin e mazhorancës duke përdorur shtetin për fushatë.

Erisa Xhixho: Në fakt nuk është risi, tashmë ai parlament është një ministri më shumë e kësaj qeverie e këtij narkoshteti. Vendimet në qoftë se i sheh janë për një pakicë njerëzish, qoftë për investitorët strategjikë, qoftë për hotelet me 5 yje. Pra edhe në fundin e mandatit të tretë kjo qeveri mendon për një grusht njerëzish. Për klientët e saj, njësoj siç ka kaluar edhe buxhetin e e fundit të 2025.

Dhe nga ana tjetër, çfarë ndodh. Përmende bonusin e pensionistëve. Por ne kemi një kod zgjedhor që nuk lejon vendimmarrje që ndikon në elektorat gjatë fushatës zgjedhore. Përdor resurse publike në favor të zgjedhjeve. Ka një debat ne KQZ për një shkelje flagrante për këtë bonus.

Pra çdo gje bëhet për efekt elektoral, Dhe tallja që bëhet me pensionistët është shfaqja me flagrante. Nuk janë rritur pensionet për 12 vite. Por janë ulur në bazë të vlerës dhe konsumit të sotëm.

Shikoni edhe ç’vlerësimin e euros. Është 30 për qind më e ulët.

Të gjithë këto vendime janë vijim i vendimeve për klientët e tyre dhe përdorimi i çdo mekanizmi edhe antiligjor për fushatën.