Miranda Rira: Pushohet nga puna kordinatori për të drejtën e informimit, nuk ju bind kryetarit të komanduar

644
Sigal

Nga Miranda Rira

Drini Drizaj, koordinatori per te drejten e informimit, hiqet nga puna pas disa viteve pune ne bashkine Prrenjas, sepse nuk iu bind Shokut Nure dhe as u be servili i tij!

“Kryetari” i komanduar i bashkise sone, u shpreh se te gjitha largimet nga puna i ka bere sepse ka ndryshuar strukturen e bashkise!

Nuri, mos harro se ke qene punonjesi im per 2 vjet, dhe se une i njoh mire aftesite e tua, kapacitetin tend per te drejtuar, lidershipin tend dhe arsimimin tend te shkolles se nates!

Te njoh mire ty dhe gjithe ata qe mban si hienat mbas vetes ne administrate!

Drini Drizaj ka formim arsimor me shume se ty Nuredin, sepse nuk eshte me part time por me master shkencor! Madje ska mbaruar me 5-sa si ti, por me mesatare te larte!

Per te gjithe skeptiket, Drini Drizaj nuk eshte as farefisi dhe as kusheriri im, por eshte nje qytetar me integritet i qytetit te Prrenjasit, te cilin une e mora ne pune disa vite me pare!

Sa per kriteret e punesimit, po ju tregoj me fakte bindese, me shume per opinionin publik, se ai i ploteson te gjitha kriteret e koordinatorit te informacionit, ne te cilin ai ka qene ipunesuar deri pak dite me pare.

Drini ka qene anetar i partise socialiste qe nga viti 2008-2015. Ka qene 2 here komisionier i PS ne zgjedhje te pergjithshme, por ka qene edhe nenkryetar i Fresh. Por ju e larguat nga puna, sepse ai nuk mori pjese ne votimet e vjedhura te 30 Qershorit, sepse ju nuk jeni socialiste por jeni murtaja ose sekti i rilindjes!!

Sipas ligjit 139/2015, te “Veteqeverisjes Vendore,” Cdo bashki duhet te kete nje koordinator per te informuar publikun”! Ligjin e gjeni bashkengjitur! Ky koordinator sherben edhe per korespodencen me Bashkimi European! Me thuaj, si mund te mbyllet vendi nje koordinatori, se gjoja po ben strukture te re?? Roli i koordinatorit dhe pozicioni i tij unik ne strukture, nuk mund t’i fshish! Ne 60 bashki te tjera te vendit, ekziston me ligj ky pozicion, sepse Bashkia duhet te kete koordinator per te informuar publikun, ndersa ti je i vetmi qe del ne shkelje ligjore qe e le bashkine pa koordinator.

E perseris, Drini nuk eshte as i afermi im dhe as kusheriri im, por nje qytetar i qytetit te Prrenjasit, qe ju e hoqet padrejtesisht nga puna, se nuk ju bind edhe nuk u be servili juaj. Larguat edhe nje tjeter te ri nga Prrenjasi dhe nga Shqiperia, sikurse po beni me rinine shqiptare.

Cfare strukture te re hartove ti, llogaritar me shkolle nate, ku ne mbledhjen e keshillit bashkiak ne 26.11.2019, ti rrite strukturen e punojnesve, duke e cuar ne 306 punonjes numrin total!? Kurse ne mbledhjen qe e bere fshehur edhe ne menyre te kundraligjshme ne 10.02.2020, mbylle vendet e punes me strukture, ne kundershtim me ligjet ne fuqi.

Shikoni shkresat me te cilat eshte larguar padrejtesisht Drini, i cili se shpejti do t’i drejtohet gjykates per largimin politik nga puna!