Ministrja Xhaçka: Nuk ka pse të njoftohej Presidenti, nuk kemi luftë

403
Sigal

Prioriteti ynë kryesor është siguria e qytetarëve, sigurimi i infrastrukturës kritike të NATO-s dhe FA siç është edhe aeroporti dhe patjetër imazhi i vendit që në këtë moment nuk duhet të cenohet. Nuk ka pse të njoftohej presidenti.

Nuk po shkojmë në luftë, nuk ka cenim të sigurisë kombëtare. Nuk është debat kushtetues, nuk ka dislokim trupash, nuk kemi luftë, nuk kemi situatë të cenimit të sigurisë kombëtare ku do të duhet të kishim marrë një miratim të Parlamentit jo të Presidentit. Nuk jemi në kohë lufte dhe nuk kemi në fakt as emergjencë.

Kemi vetëm cenim të sigurisë të një objekti të rëndësisë së veçantë, të rëndësisë së parë, i cili po ashtu në mënyrë të pazgjidhshme dhe integrale, infrastrukturë ushtarake po ashtu. Pothuajse gjysma e pistës është infrastrukturë ushtarake, i takon Komandës së Forcës Ajrore dhe gjysma tjetër është për përdorim civil.