Ministrja Gjosha pret delegacionin francez: Franca mbështetje për proçesin e integrimit të Shqipërisë

405
Sigal

Gazeta
Telegraf/

 

Ministrja
e Integrimit Europian, znj. Klajda Gjosha, priti sot në një takim delegacionin
francez të kryesuar nga znj. Danielle Auroi, Presidente e Komitetit për
Çështjet Europiane në Asamblenë Kombëtare  të Francës.
Ministrja Gjosha, shprehu falenderimet për mbështetjen që Franca i
ka dhënë Shqipërisë me procesin e integrimit, duke theksuar se qeveria
shqiptare është e vendosur të ndërmarrë të gjitha reformat për ta çuar përpara
këtë proces.Presidentja  e Komitetit për Çështjet Europiane në Asamblenë
Komëbtare  të Francës, znj. Danielle Auroi, u shpreh se Franca do të
vijojë të mbështesë Shqipërinë. Znj Auroi vlerësoi progresin e bërë dhe
veçanërisht miratimin me konsensus të reformës në drejtësi.Ministrja Gjosha,
theksoi se reforma në drejtësi është një reformë historike e cila është
gjithashtu çelësi për të hedhur hapin e radhës me procesin,duke marrë një
rekomandimi pozitiv për çeljen e negociatave.“Qytetarët shqiptarë e meritojnë
marrjen  e një rekomandimi pozitiv në raportin që pritet të dalë për
pak javë.  Ne besojmë se reforma në drejtësi do t’i japë zgjidhje
shumë problematikave në vendin tonë, ashtu sikurse duam që këtë reformë ta
implementojmë përmes procesit të integrimit, duke marrë rezultatet“, u shpreh
Ministrja Gjosha.Ministrja Gjosha, u shpreh se kjo reformë nuk do të ishte e
mundur pa mbështetjen e madhe që ndërkombëtarët kanë dhënë me ekspertizën e
tyre dhe theksoi se paralelisht po punohet me reformat dhe strukturat
negociatore.Duke iu përgjigjur interesit të delegacionit mbi pozicionin e Shqipërisë  në  krizën
që po kalon Europa sot, Ministrja Gjosha u shpreh se rruga e integrimit të
Shqipërisë është një rrugë pa kthim pas.“Shqiptarët kanë çfarë t’i ofrojnë
Europës. Janë sot populli me proeuropian dhe mendoj se ky moment për Bashkimin
Europian duhet të jetë një moment reflektimi, në mënyrë që jo vetëm Shqipërisë,
por gjithë vendeve të Ballkanit perëndimor t’i ofrojnë perspektivën e qartë të
anëtarësimit. Ne jemi të vetëdijshëm që ky është një proces i bazuar mbi
meritën, por nga ana tjetër mendojmë se vendet anëtarë duhet të jenë të drejtë,
për çdo shtet aspirant, që plotëson kushtet  për të avancuar me
axhendën europiane”, tha Ministrja Gjosha.