Ministrja Gjonaj shkarkon ‘live’ drejtorin e ALUIZNI-t në Vlorë, pas tij dhe dy punonjës

677
Sigal

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në cilësinë e koordinatores kundër korrupsionit ka njoftuar sot shkarkimin e drejtorit të Aluizni-t në qytetin e Vlorës dhe dy punonjës të tjerë.

Sipas saj javën e shkuar janë kryer kontrolle në rajonin e jugut, ku personat janë gjetur në shkelje.

‘U mor masa largim nga detyra për drejtorin e Drejtorisë Rajonale të ALUIZN-it Vlorë, si dhe përgjegjësin dhe specialistin në këtë drejtori. Kjo masë u mor pasi nuk kanë respektuar procedurat e kërkuar nga ligji në fuqi, në marrjen e  vendimit të kualifikimit dhe lejeve të legalizimi’, tha Gjonaj.

Po ashtu janë vërejtur dhe dhjetra shkelje të tjera, ndërsa janë paralajmëruar disa punonjës.