Ministria: Ja mësuesit që hetohen për fushatën

482
Ministria e Arsimit dhe Sportit deklaroi se, në respektim të të drejtave kushtetuese dhe në vijim të deklaratave zyrtare të Departamentit të Administratës Publike, është e angazhuar të përmbushë të gjitha detyrimet ligjore të përcaktuara për mbarëvajtjen e procesit mësimor, si dhe të drejtat politike të nëpunësve civilë përgjatë fushatës zgjedhore. Në këtë kuadër, në të gjitha takimet zyrtare me përfaqësuesit e institucioneve arsimore, autoritetet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit kanë informuar të gjitha strukturat në varësi, mbi detyrimet dhe kufizimet që nëpunësit e administratës, në veçanti, kanë për përmbushjen e kalendarit të programit mësimor dhe rregullat e sjelljes dhe të veprimtarisë së tyre brenda afateve kohorë të përcaktuar për të gjithë nëpunësit dhe drejtuesit. Mbi bazën e informacioneve të raportuara, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka konstatuar përfshirjen e disa drejtuesve e punonjësve arsimorë në fushatën elektorale, duke ushtruar presion në forma të ndryshme tek nxënësit dhe mësuesit dhe është duke bërë verifikimet e duhura mbi bazën e përcaktimeve ligjore, për personat e poshtëshënuar:

Përgjegjëse e Zyrës Arsimore, Kurbin, Majlinda Shalsi- Cara
Përgjegjës i Zyrës Arsimore, Gramsh, Xhevit Dermyshi
Përgjegjës i Zyrës Arsimore, Has, Selman Qema
Mësuese në gjimnazin “Ibrahim Rrugova” Tiranë, Arjana Metaliaj
Mësues në gjimnazin “AsimVokshi”, në Bajram Curri, Afrim Brahaj

Përgjegjëse e Zyrës Arsimore, Bulqizë, Bedrie Manjani. Përveç pjesëmarrjes në fushatë në kundërshtim të plotë me përcaktimet ligjore, ka bërë presion të hapur ndaj mësuesve për përfshirjen e nxënësve në fushatë elektorale gjatë orarit mësimor (10:00 – 13:00).
Sigal