Ministria e Jashtme reagon ndaj deklaratës së Greqisë

405
Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar ndaj deklaratave të MPJ të Greqisë në lidhje me incidentin e djeshëm në Këshillin Bashkiak të Himarës. Greqia i bëri thirrje qeverisë shqitpare të përmbushë detyrimet ndërkombëtare dhe Europiane në rrespektim të të drejtave të minoritetit grek në Himarë, përfshi edhe të drejtën e pronës. Për këtë deklaratë Ministria e Jashtme në Shqipëri shprhet se është e papranueshme që çdo herë të nxiten dhe të legjitimohen pretendime paternaliste mbi Himarën. Përmes një deklarate për shtyp, MPJ thekson se si historia ashtu dhe e tashmja dëshmojnë qartazi se nuk ekziston kurrëfarë baze për të reklamuar Himarën si hapësirë minoritare.
“Është e papranueshme që, apriori dhe çdo herë, të nxiten dhe legjitimohen pretendime paternaliste mbi Himarën. Si historia ashtu dhe e tashmja dëshmojnë qartazi se nuk ekziston kurrëfarë baze për të reklamuar Himarën si hapësirë minoritare”, thuhet në deklaratë.
Sipas ministrisë këto deklarata të shtetit grek bie ndesh me angazhimin e Greqisë për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë.
Deklarat e plotë e Ministrisë së Jashtme
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqiperisë, shpreh keqardhjen që Greqia fqinje kërkon të instrumentalizojë aktet e padenja të kryera dje nga disa individë në Himarë, duke synuar të përfshijë në to çështje të respektimit të të drejtave të minoritet grek në Shqipëri.
Rasti në fjale po trajtohet nga organet kompetente shqiptare. Në këtë kontekst, reagimi i Ministrisë së Jashtme të Greqise përbën ndërhyrje të përsëritur në punët e brendshme të shtetit shqiptar dhe bie ndesh me angazhimin e Greqisë për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë.
Është e papranueshme që, apriori dhe çdo herë, të nxiten dhe legjitimohen pretendime paternaliste mbi Himarën. Si historia ashtu dhe e tashmja dëshmojnë qartazi se nuk ekziston kurrëfarë baze për të reklamuar Himarën si hapësirë minoritare.
Përpjekjet e vazhdueshme për të instrumentalizuar çdo pakënaqësi individuale ose kolektive, synojnë shtrëmbërimin e realitetit të bashkejetesës së shkëlqyer midis popullsisë shqiptare dhe minoritetit grek, i cili gëzon të drejta të plota, në baze të legjislacionit vendas, si dhe normave dhe konventave ndërkombetare.
Sigal