Ministri Seehofer: Ikim nga qeveria, nëse Merkeli nuk zgjidh emigracionin

473
Sigal

Kriza e emigrantëve dhe mënyra e menaxhimit të saj, po kërcënon edhe koalicionin qeverisës CSU-CDU në Gjermani. Kjo, pasi së fundi, është regjistruar nëj përçarje e madhe mes kancelares Angela Merkel e CDU-së dhe ministrit të brendshëm gjerman, Horst Seehofer, i cili është nga partia CSU. Ministri i qeverisë gjermane ka kërkuar që policia të ketë fuqinë për të larguar në kufij emigrantët pa dokumente, gjë që nuk pranohet nga Merkel. Seehofer ka qenë vazhdimisht kritik me politikën e dyerve të hapura të Merkelit, ndërsa thotë se policia kufitare gjermane duhet të kthejë mbrapsht të gjithë azilkërkuesit, që nuk kanë ID dhe ata që tashmë janë të regjistruar në një vend tjetër të BE.