Ministri Panariti viziton Qendrën Polivalente Ditore të të Moshuarve në Kamëz

393
Sigal

Ministri
i Bujqësisë dërgon për të moshuarit pako me ushqime

 

Panariti: Ju jemi mirënjohës për kontributin tuaj ndër
vite e dekada

 

Panariti: Do t’i kërkoj kryeministrit dhe Ministrit
të Mirëqënies Sociale, të shtojnë qendra të tilla në të gjithë vendin

 

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe
Administrimit të Ujrave, Z.Edmond Panariti, vizitoi sot Qendrën Polivalente
Ditore për të Moshuarit në Kamëz, për të cilën dhuroi edhe 60 pako, kryesisht
me ushqime.

Ministri Panariti, gjatë bisedimit me të moshuarit që
qëndrojnë gjatë ditës në këtë qendër, foli për kontributin e tyre në këtë vend,
për edukimin që iu kanë bërë brezave, ndërsa tha se do të kërkojë shtimin e
qendrave të tilla.

“Në radhë të parë, iu uroj të gjithëve, një Vit të
Ri me sa më shumë shëndet, harmoni e lumturi. Unë dhe të gjithë jemi koshient për
vlerat tuaja, për sakrificat gjatë gjithë jetës, për të rritur e edukuar brezat
më të rinj”, theksoi Panariti, duke shtuar se, “si pjesë e kabinetit qeveritar,
do t’i kërkoj kryeministrit dhe Ministrit të Mirëqenjes Sociale, që qendra të
tilla të hapen sa më shumë, të shtojnë fondet dhe çdo qytet të ketë qendra të
tilla ditore, ku të moshuarit të kalojnë ditët aty, nën kujdesin dhe të
strukturave shtetërore”.

Më pas, të moshuarit, disa prej të cilëve kanë shumë
vite, qëkurë është hapur Qendra Polivalente në Kamëz, e falenderuan Ministrin
Panariti për prezencën e tij të vazhdueshme, ndihmat dhe kujdesin, pasi edhe
fundvitin e kaluar, ka bërë të njëjtën gjë, në të njëjtën qendër.