Ministri Panariti priti sot në një takim Ambasadorin e Republikës Arabe të Egjiptit, z. Mohamed KHALIL

355
Sigal

 

GazetaTelegraf/ Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të
Ujërave, z. Edmond Panariti priti sot në një takim Ambasadorin e Republikës Arabe të Egjiptit, z. Mohamed  KHALIL. 

Ambasadori egjiptian vlerësoi marrëdhëniet historike mes dy vendeve tona dhe
nivelin mjaft të mirë të bashkëpunimit dypalësh, duke shprehur vullnetin e
palës egjiptiane për forcimin e mëtejshëm të tyre. 

Nga ana e tij, Ministri Panariti  theksoi se Shqipëria ka ndjekur me
vëmendje zhvillimin ekonomik të Egjiptit dhe shikon këtë treg si perspektive
për hapjen e eksporteve të prodhimeve bujqësore shqiptare. Në këtë kuadër, ai
shprehu besimin se takimi e realizuar me Ministrin e Bujqësisë së Republikës
Arabe të Egjiptit, z. Essam FAYED gjate Ministerialit e 13 Vendeve të Mesdheu,
I organizuar nga CIHEAM dhe Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe
Administrimit të Ujërave me 21-22 Shtator 2016 në Tiranë, ka nënvizuar disa
drejtime konkrrete për hapjen e eksporteve për fruta/perime të freskëta
shqiptare. Ministri Panariti informoi Ambasadorin Mohamed Khalil për
interesimin e fermerëve shqiptarë kultivues së disa varieteteve të mollës për
të eksportuar prodhimet e tyre ne tregun egjiptjan. Në takim u ra dakort për
organizimin e një takimi midis ekportuesve shqiptarë dhe atyre egjiptjan dhe
për formalizimin e një marrëveshje në këtë drejtim. Ambasdori e Republikës Arabe të
Egjiptit, z. Khalil siguroi ministrin Panariti për angazhimin e tij për hapjen
e eksporteve të molleve shqiptare në tregun egjiptjan dhe për identifikimin e
prodhukteve të tjera të cilat kërkohen në vendin e tij.