Ministri Olldashi takohet me Kryeministrin e Federatës së Bosnjë Hercegovinës

454
Sigal

Shqipëria dhe Bosnja do të intensifikojnë marrëdhëniet e tyre në fushën e transportit, sikurse do të shkëmbejnë eksperienca në sektorin e ndërtimit të infrastrukturës rrugore. Kjo u diskutua dje në takimin që ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi, pati me kryeministrin e Federatës së Bosnjë Hercegovinës, Nermin Niksic. Kryeministri Niksic deklaroi se, Bosnja po përpiqet të implementojë modelin e Shqipërisë në zhvillimin e infrastrukturës rrugore, ndërkohë që ministri Olldashi ofroi gatishmërinë e institucionit që drejton për të vënë në dispozicion të gjithë eksperiencën e mbledhur prej stafeve teknike të MPPT dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar në këto 8 vite. Përsa i përket  njohjes reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve mes të dy vendeve, të dy zyrtarët u angazhuan të përshpejtojnë procedurat, nisur edhe nga fakti që shkëmbimet turistike mes Shqipërisë dhe Bosnjës kanë nisur të konsolidohen. Sipas statistikave zyrtare, vitin e fundit 29 mijë qytetarë shqiptarë vizituan Bosnjën dhe 31 mijë boshnjakë vizituan Shqipërinë. Ky numër pritet të rritet veçanërisht gjatë verës, për shkak të interesimit në rritje të operatorëve turistikë boshnjakë për plazhet dhe infrastrukturën turistike të Shqipërisë.