Ministri Naço kërkesë Presidentit për zgjedhjen e zv/kryetarit të KLD

518
Ministri i Drejtësisë z. Nasip Naço i ka kërkuar zyrtarisht Presidentit të Republikës të përfshijë në rendin e ditës të mbledhjes së radhës të Këshillit të Lartë të Drejtësisë propozimin për zgjedhjen e Zv/kryetarit të këtij keshilli.
Në kërkesën drejtuar Presidentit Nishani, Ministri Naço parashtron se Kuvendi i Republikës së Shqipërisë me ligjin nr. 101/2014, “Për disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 8811, date 17.05.2001, ‘Per Organizimin dhe Funksionimin e Keshillit te Larte te Drejtesise’”, i ndryshuar, ndër të tjera në nenin 7, vendosi edhe ndryshimin e pikës 1, të nenit 12, duke parashikuar se: “Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me propozim të Presidentit, zgjedh nga radhët e anëtarëve të zgjedhur nga Kuvendi një Zëvendëskryetar”, si dhe shfuqizoi pikën 3 dhe 4 të këtij neni.
Gjithashtu Ministri Naço i referohet në këtë kërkesë edhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese nr. 16, datë 10.04.2015, (botuar në Fletoren Zyrtare nr. 60, në datën 21.04.2015), e që vendosi rrëzimin e kërkesës me objekt: Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetuten, i nenit 7, të ligjit nr. 101, datë 31.7.2014, “Për disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 8811, date 17.5.2001, ‘Per organizimin dhe funksionimin e Keshillit te Larte te drejtësise’”, i ndryshuar.
Mes te tjerash, në kërkesën e tij Ministri Naço vë në dukje edhe mungesën e efiçencës së Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për shkak të mungesës së një ZvKryetari, ku për pasojë janë ende të pa emeruar 10 magjistratë që kanë përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin akademik 2013-2014.
Gjithashtu z. Naço sqaron se ligji e ngarkon zv/ kryetarin me një sërë detyrash si të kujdeset për veprimtarinë normale të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të organizojë dhe drejtojë veprimtarinë e Inspektoratit dhe të administratës së këtij këshilli, të ndjekë veprimet e Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë për verifikimin e ankesave dhe të dhënave për gjyqtaret dhe për zbatimin e detyrave të ngarkuara nga Këshilli, në rastet e procedimeve disiplinore të filluara nga Ministri i Drejtësisë, etj.
Sigal