Ministri Majko tender për të rritur like-t në Facebook

265
Sigal

 Në një kohë kur teknologjia e përcjell informacionin në kohë reale tek njerëzit, shumë kompani private shpenzojnë para nga portofoli i tyre financiar për të reklamuar aktivitetin në rrjete sociale, nëpërmjet sponsorizimeve. Një trend të tillë ka ndjekur edhe Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës. Ministria e Diasporës që drejtohet nga Pandeli Majko, ka hapur një tender për të rritur liket dhe komentet në Facebook e ministrisë, fiks ashtu siç kërkon Edi Rama. Fondi prej 3 milionë lekë (të vjetra) është fituar nga një kompani e re, e themeluar në qershor të këtij viti. Vetëm pak kohë më parë, Pandeli Majko hapi një tender tjetër për të blerë 2 mijë lojëra ‘Mos u nxeh’.