Ministri justifikohet pas videoskandalit seksual: Policët nuk janë të Lleshajt, por…

458
Sigal

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka reaguar pas videoskandalit seksual të publikuar nga mediet, ku efektivi i policisë Berhan Bajrakurti, shfaqej teksa bënte veprime të turpshme në telefon me një të mitur.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Lleshaj justifikohet se policët nuk janë të tij, por të Shqipërisë, ndërsa vetë identifikohet me policët që e arrestuan.

“Policët nuk janë të Lleshajt, por të Shqipërisë. Lleshaj identifikohet pa dyshim me policët që sot arrestuan një pervers, me policët që sakrifikojnë natë e ditë duke shërbyer.”, – shkruan Lleshaj.

Sipas Lleshajt, “Një pervers mund të shërbejë si flamur për politikanë perversë, por nuk mund të njollosë askënd përveç vetes së tij” .

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në twitter:

Policët nuk janë të Lleshajt, por të Shqipërisë. Lleshaj identifikohet pa dyshim me policët që sot arrestuan një pervers, me policët që sakrifikojnë natë e ditë duke shërbyer.

Një pervers mund të shërbejë si flamur për politikanë perversë, por nuk mund të njollosë askënd përveç vetes së tij dhe atyre që i gëzohen ekzistencës së tij.
Mbështetje për Policinë e Shtetit Shqiptar!

Por kujtojmë se çfarë ka thënë Lleshaj gjatë një interviste për emisionin “Opinion” pas marrjes së detyrës së Ministrit të Brendshëm.

“Në qoftë se do t’i shikoni policët me krimin, dijeni që jam unë me krimin, në qoftë se do t’i shikoni policët të dehur, dijeni që po pi unë. Në qoftë se i shikoni policët të pasjellshëm, ta dini që po sillem unë keq. Pra, ata do të jenë fytyra jonë. Ata do të dalin më shumë në TV, në media, dhe do të na përfaqësojnë ne. Polici ushtari, janë fytyra e kombit, janë fytyra e Republikës. Ata i veshin simbolet.”, – shprehej Lleshaj.

Reagimi i sotëm i Ministrit të Brendshëm krahasuar me deklaratën e tij kur mori këtë post, rezulton si justifikim.