Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj ka pritur në një takim Ministrin Indian për Hekurudhat Suresh Prabhu

471
Sigal

Gazeta Telegraf/


Ministri Dervishaj shprehu
falenderimet ndaj Qeverisë Indiane dhe Ministrit Prabhu, për angazhimin e madh
në forcimin e marrëdhënieve politiko-ekonomike mes 2 vendeve.

Ministri Prabhu, tha se
Qeveria Indiane është shumë e interesuar për të rritur bashkëpunimin me
Shqipërinë, veçanërisht në transportin hekurudhor dhe atë detar.

Në lidhje me transportit
hekurudhor, Dervishaj tha se Ministria e Transportit synon rivitalizimin e
këtij sektori, duke filluar me ndërtimin e linjës Tiranë-Rinas-Durrës, dhe një
sërë projektesh të tjera për lidhjen me Malin e Zi, Greqinë dhe Maqedoninë.

Dervishaj, u shpreh se pala
shqiptare është e hapur për të bashkëpunuar dhe përfituar nga eksperienca e
hekurudhave indiane, ndër më të mëdhatë në Botë.

Duke u ndalur te transporti
detar, Ministri Dervishaj tha se pala shqiptare, është e gatshme për të
nënshkruar Marrëveshjen ndërmjet dy Qeverive për transportin detar, për ti
dhënë një shtysë kontrete bashkëpunimit.

Zoti Dervishaj tha se
Shqipëria është një vend me potencial të madh në transportin detar dhe në
aspektin strategjik, pasi mund të shërbejë si një pik lidhje e Indisë me
Ballkanin dhe Europën, për shkak të pozicionit gjeografik.

Ministri Dervishaj e njohu
zotin Prabhu me nismën e Ministrisë, për të hartuar një strategji për
transportin detar, çfarë do ti jepte shtysë më të madhe zhvillimit të këtij
sektori.

Nga ana e tij Ministri Suresh
Prabhu, u shpreh i gatshëm për të ofruar asistencën dhe eksperiencën e vendit
të tij, në transportin hekurudhor dhe detar.