Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi: “ Reflektim midis modelit të së djathtës e modelit Rama”

438
Sigal

Ndërkaq Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi, i cili kryeson dhe listën e kandidatëve për deputetë të PD për këtë qark ftoi fierakët në një reflektim për të bërë dallimin mes modelit që ofron e djathta dhe modelit Rama-Kokëdhima tek e majta. “Zgjedhjet janë një moment reflektimi për të parë atë që kemi përballë nesh. Edi Rama bëri të gjitha përpjekjet për të bllokuar heqjen e vizave, anëtarësimin në NATO, çdo vit votoi kundër ndërtimit të shkollave në parlament, diplomat e studentëve i quan letra pa vlerë, duhet të kujtojnë bllokimin e parlamentit, buxhetit të qeverisë Berisha për të penguar investimet në këtë qark. Të gjithë minatorët i kërcënon me ndërprerje të kontratave dhe hedhjen në rrugë të tyre, kërcënon investitorët e huaj. Ne kemi modelin e qeverisë për qytetarët. Edi Rama ofron modelin se gjithë shqiptarët duhet të punojnë për bizneset e Koço Kokëdhimës. Ne nuk e kemi Shqipërinë, as Fierin për Koçon,  por për qytetarët. Në skenën politike të këtij vendi s’ka pasur njeri më të çoroditur se Edi Ramën, vetëm në një gjë ka qenë koherent, rritjen e taksave, me një përjashtim Koço Kokëdhimën. Ai nuk paguan taksa, sa ishte në krye të Bashkisë së Tiranës ju dhe qytetarëve të tjerë të vendit ju vuri taksën për të hyrë në kryeqytet, a thua se ju  jeni qytetarë të dorës së dytë” u shpreh Olldashi.

QARKU FIER

 1. SOKOL OLLDASHI

2. MESILA DODA

3. SHPËTIM IDRIZI

4. KOZMA DASHI

5. BEDRI MIHAJ

6. MYSLIM MURRIZI

7. FLORIAN DANI

8. FERDINAND MURATI