Ministri i Drejtësisë Naço me qeveritarët anglezë trajton çështjet e emigracionit dhe krimit të organizuar

373
Sigal

 Me qeveritarët anglezë për çështjet e emigracionit e krimit të organizuar

 Çështjet e emigracionit dhe krimit të organizuar kanë qenë fokusi i bisedës së ministrit të Drejtësisë, z. Nasip Naço gjatë një takimi me ambasadorin britanik në Shqipëri, z. Nicholas Cannon dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Politikave Ndërkombëtare të Emigracionit, të Britanisë së Madhe, z. Mike Anderson. Z. Anderson, i cili po zhvillon një vizitë disa ditore në vendin tonë ka marrë pjesë në takime të nivelit të lartë ku ka diskutuar në lidhje me pozicionin e Britanisë së Madhe në çështjet e emigracionit dhe krimit të organizuar. Puna e deritanishme e Ministrit Naço, ndonëse në fillimet e mandatit të tij si Ministër, është vlerësuar maksimalisht dhe Z. Anderson e ka cilësuar ecurinë e deritanishme të punës si mjaft mbresëlënëse. Referuar zbatimit të marrëveshjeve të rëndësishme, të cilat janë në proces, z. Anderson theksoi se, Britania e Madhe beson në drejtësinë shqiptare dhe institucionet e saj, pavarësisht sfidave dhe problematikave aktuale. Ai gjithashtu, shprehu besimin e tij tek autoritetet shqiptare se asistencën dhe mbështetjen e deritanishme do ta adresojnë në rrugën e duhur, duke sjellë si shembullin më të mirë punën e bërë me shërbimin e provës. Ndërsa ka konfirmuar angazhimin e Britanisë së Madhe në vijimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët, z.Anderson gjatë takimit është ndalur në sfidat kryesore me të cilat përballet sot Britania e Madhe, por edhe vende të tjera të zhvilluara, për të gjetur mjetet më efikase në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit. Ministri Naço ka vlerësuar asistencën e autoriteteve britanike nëpërmjet Ambasadës Britanike në Tiranë, veçanërisht përsa i takon Institucionit të Shërbimit të Provës, nëpërmjet Projektit të Binjakëzimit me Shërbimin e Provës Britanik dhe u shpreh se e mirëpret vazhdimësinë e asistencës në kuadër të përmirësimit dhe modernizimit të organeve ligjzbatuese. Ndërkaq, një histori suksesi e ka konsideruar Ambasadori Cannon marrëdhënien e deritanishme me Ministrinë e Drejtësisë duke vlerësuar se ky është një tregues pozitiv i stadit të marrëdhënieve dypalëshe.

Nasip Naço urdhëron procedim disiplinor për 7 gjyqtarë

Pasi një inspektimi në gjykata, nga Ministria e Drejtësisë dhe KLD-ja, ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka urdhëruar nisjen e procedimit disiplinor për 7 gjyqtarë. Për shkak se janë konstatuar shkelje në punën e tyre, Ministri Naço ka urdhëruar procedim disiplinor për gjyqtarin e Shkallës së Parë të Tiranës Ibrahim Hoxha, për gjyqtarin e Shkallës së Parë të Shkodrës Andri Ymeri, për gjyqtarin e Shkallës së Parë të Elbasanit Bujar Musta dhe Ilir Pashaj, për gjyqtarin e Shkallës së Parë të Korçës Markelian Kuqo, për gjyqtarin e Shkallës së Parë në Shijak Albano Çepele, si dhe për gjyqtarin e Shkallës së Parë Krujë, Engjëllush Tahiri.

Gjyqtarët që do të procedohen

Ibrahim Hoxha, gjyqtarin e Shkallës së Parë të Tiranës Ibrahim Hoxha

Bujar Musta dhe Ilir Pashaj, gjyqtarin e Shkallës së Parë të Elbasanit

Markelian Kuqo, gjyqtarin e Shkallës së Parë të Korçës

Albano Çepele, gjyqtarin e Shkallës së Parë në Shijak

Engjëllush Tahiri, gjyqtarin e Shkallës së Parë Krujë