Ministri i Drejtësisë Manjani: Tani është momenti të shfarosim farën e hashashit, duhet të ndërhyhet

506
Sigal

Ministri i
Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar sërish pas polemikave që ndezi deklarata e
tij për ndërhyrjen e ushtrisë për kanabisin. Duke theksuar edhe njëherë se
situata e drogës në Shqipëri është kthyer në një emergjencë, Ministri thotë se
është koha të ndahemi njëherë e mirë nga kultivimi i kanabisit.  “Nuk ka
gjë më serioze sesa të shërbesh në një detyrë publike! Të shërbesh si ministër
është edhe më serioze! Kështu që diskutimi mbi seriozitetin e të qenit serioz
është i pa vend.

E fundit gjë
që kisha menduar dhe ende e mendoj është të bëj polemika publike me kolegët
ministra. Qeveria është një institucion kushtetues i rëndësishëm që bazohet në
ligjshmëri, kolegjialitet, përgjegjësi, solidaritet por edhe konfidencialitet!

Çështja e
shkuljes së hashashit nga toka por edhe nga mendja jonë është sot më seriozja!
As shoqëria, as ekonomia, as politika, as biznesi (rinia jo e jo) nuk kanë
hajër nga hashashi! Përhapja e këtij fenomeni është katastrofë për të gjithë
ne! Prandaj e përsëris edhe njëherë atë që thashë të martën e shkuar: Nga ky
fenomen duhet të ndahemi tani! Më vonë do jetë shumë vonë!

Tani është
momenti për ti dhënë dërrmën kësaj të keqe që është ende në fazat e hershme të
tij! Më vonë do jetë vonë sepse trafikantët do kenë “modernizuar”
infrastrukturën; do kenë blerë politikën dhe do kenë ne dorë ligjin! Rinia e
sotme nuk mund të rritet me trupin që i merr formën e karriges dhe me mendjen e
trullosur nga tymi “dehës” i hashashit! E ardhmja jonë është më serioze sesa
kaq!

Tani është
momenti të shfarosim farën e hashashit sepse na duhet krahu i punës për
ekonominë e ligjshme kombëtare! Ekonomia nuk zhvillohet dot nëse krahu i punës
joshet të “dalë partizan” nga ekonomia rraskapitëse e hashashit! Tani duhet të
ndërhyjmë fort e me mend në kokë që të parandalojmë ngjarje kriminale që
burojnë natyrshëm nga hashashizimi i shoqërisë! Duhet të ndalojmë farën e
hashashit por edhe rekrutimin e “ushtarëve” që ruajnë parcelat e paligjshme dhe
bosët e tyre që kërcënojnë sigurinë tonë publike!

Të gjithë
duhet të jemi pro shfarosjes së kësaj të keqe, më e madhja që kemi sot midis
nesh! Të gjithë pa dallim: policë, ushtarë, politikanë e zyrtarë të gjithë pa
dallim! Kjo nuk është batutë, por realitet shumë serioz! Çështjet serioze
kërkojnë reagime serioze! Dhe serioziteti nuk përcaktohet nga cilësia e
kolltukut që i ofron detyra publike!

Nuk janë
ligjet pengesa! Nuk ka ligj që mbron kultivuesin e as trafikantin! Ashtu sic
nuk ka drejtësi të besueshme që merret me përdoruesin egërsisht dhe me
trafikantin “miqësisht”! Duhet ta ndreqim dhe ligjin, pa dyshim! Por ligji
ndreqet shumë me mirë kur zbatohet mirë! Nuk dua të hyj aspak në garën e
propozimeve publike të projekt ligjeve, sepse unë nuk jam në garë me askënd për
të bërë detyrën time! Por për kuriozitetin Tuaj që në prill të këtij viti kam
depuzituar në qeveri projektin për ndryshime në Kodin Penal! Ky projekt është
aty, në Qeveri, në pritje për miratim! Edhe njëherë: o tani o kurrë më!”,
shprehet Manjani.